• |
ide | kryesore

Rinis procesi i Vettingut, Prokurori i Apelit të Durrësit drejt rikonfirmimit në detyrë, s’ka fshehje pasurie

Lajme, Të fundit
vettingu-1-635x356 (1).jpg



Komisioni i Pavarur i Kualifikimit rifillon të enjten procesin e rivlerësimit me seancën dëgjimore të prokurorit të Apelit të Durrësit, Bujar Hoti. Ai është pjesë e listës prioritare të vetingut për shkak të kandidimit të tij për Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Sipas njoftimit të KPK-së, seanca dëgjimore do të drejtohet nga komisioneri Lulzim Hamitaj dhe anëtarët Brunilda Bekteshi dhe Olsi Komici.

Prokurori Bujar Hoti ka një karrierë të gjatë si prokuror dhe përgjatë një dekade ai ka drejtuar Prokurorinë e Apelit në Durrës. Në vitin 2013, ai u shkarkua nga detyra si drejtues dhe e kundërshtoi vendimin në gjykatë. Megjithatë, prej vitit 2013 ai ushtron detyrën si prokuror në Prokurorinë e Apelit Durrës.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *