• |
ide | kryesore

Zbardhet kallëzimi, gjyqtarja Këlliçi akuzon Prokurorin se e ka kërcënuar në mënyrë indirekte

Lajme, Të fundit



Gjyqtarja Arnisa Këlliçi ka kërkuar nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë të deklarojë mungesë kopetence në lidhje me kallëzimet e bëra nga ana e saj për kërcënimet. Në arsyetimin e saj, gjyqtarja shprehet se dyshon se njëri nga kërcënimet i ka ardhur indirekt (nëpërmjet Kancelarit të Gjykatës) nga prokurori Adriano Dyrmishi, i cili ushtron detyrën pranë kësaj Prokurorie.

“Sot më datë 26.01.2024, në deklarimet e dhëna përpara jush si Prokurore dhe OPGJ-së, kam bërë me dije se dyshoj që njëri prej kërcënimeve ka ardhur indirekt (nëpërmjet Kancelarit të Gjykatës) nga Prokurori Adriano Dyrmishi, i cili ushtron detyrën pranë prokurorisë suaj.

Po ashtu, pas identifikimit nga hetimet e deritanishme të datës se kur letra kërcënuese e ardhur kundrejt meje është përcjellë në zyrën time, kam bërë me dije se Prokurori ka qenë pikërisht në atë datë në zyrën time”, thuhet në kërkesën e saj.

 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *