• |
ide | kryesore

“Gërdeci”/ Gjykata e Posaçme pranon thirrjen e Shkëlzen Berishës dhe Aldo Bumçit si dëshmitarë

Arkiva, Lajme, Të fundit
Shkëlzen



Gjykata e Posaçme ka pranuar sot thirrjen si dëshmitarë të prokurorisë të Shkëlzen Berishës dhe Aldo Bumçit.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se GJKKO rrëzoi kërkesën e Mediut për një listë dëshmitarësh dhe gjithashtu kërkesën për dëshmitarët e familjarëve të viktimave të Gërdecit.

“Gjykata ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes së Mediut për 90 dëshmitarë. Sipas Gjykatës shtetasit e huaj dhe personalitetet brenda vendit nuk do të thirren në proces.

Gjykata rezervoi të drejtën që ekspertët që kanë përpiluar aktin e ekspertimit, shkakun e shpërthimit, në një moment kur ta shohë të arsyeshme të vendosë nëse do i thërrasë apo jo. Sipas avokatëve ky vendim duhet të ishte marrë ditën e sotme.

Avokatët kanë një qëndrim të ndryshëm për atë që është deklaruar më herët dhe nuk e shohin si një aksident”, raportoi gazetarja Lala.



2 Comments

  1. E pastaj??? Qenin e ngordhur kanë për të gjetur.Ketu vlon vjedhja,korrupsioni e krimi këta militantët e Aspakut meren me çështje që janë mbyllur duke humbur kohën për t’u marrë me qindra dosjet e korrupsionit rilindas!!!!

    1. O Gimi me duket se flet sikur je ne gjume, keta mire qe vodhen gjithe armatimin qe kishte Shqiperia, por vrane edhe plagosen mbi 100 veta, cfare eshte mbyllur? kur babai tij ishte kryeminister?, edhe militantet ishin deputeta?, keta do vrare me buke ne goje ti thua, ceshtja eshte e mbyllur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *