• |
ide | kryesore

‘Hakmarrja’ e Ramës, kërkon përjashtimin nga PS të deputetit që kritikoi policinë

Lajme, Të fundit



‘Flakë për flakë’ i është përgjigjur kryeministri Edi Rama deputetit të PS-së për Kurbin, Gjetan Gjetani, i cili kritikoi dje Policinë e Shtetit për dy vrasjet e ndodhura në Mamurras.

Nga Asambleja e PS-së kryetari Rama pohoi live se deputeti duhet të përjashtohet nga grupi parlamentar, pasi sipas tij ka shantazhuar përmes postit. Ai komentoi qëndrimin e Gjetanit dje për Policinë e Shtetit.

Përmes një statusi në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, deputeti Gjetani përcolli shqetësimin për këtë ngjarje, ndërsa e cilësoi policinë e Kurbin një hallkë të paaftë dhe të korruptuar. Ai në fund ka paralajmëruar se do të kërkojë interpelancë në parlament për këtë ngjarje të rënd. Deputeti Gjetani paralajmëroi po ashtu se do të jetë ai i parë që do të ngrihet në protestë, ndërsa do t’iu bëjë thirrje banorëve t’i bashkohen atij.

STATUSI I GJETANIT:

“Ngjarjet e fundit të ndodhura në Kurbin më kanë shqetësuar shumë. Duke bërë që, në Kurbin të mos ndihemi të sigurt. Eksploziv, kërcënim me armë dhe vrasjen e dy të rinjve tregon që poliicia është hallkë shtetërore shumë e paaftë. Kjo tregon se në Kurbin kanë sjellë oficerë dhe drejtues policie të paaftë, të korruptuar dhe ordinerë. Si deputet I kësaj zone kam pasur ankesa të shumta nga qytetarët, të cilat do t’I bëj publike në Parlament. Brenda muajit shtator do kërkoj interpelancë me Ministrin e Brendshëm dhe në qoftë nuk do të marrë masa për pastrimin e komisariatit të policisë Kurbin, unë I pari do ngrihem në protestë, duke kërkuar mbështetjen e të gjithë qytetarëve të Kurbinit, pa marrë parasysh ngjyrat politike”, shkruante dje Gjetani.



9 Comments

  1. Te vuri gishtin ne plage prandaj s’te pelqeu o i gjai ine ? Sa frike qe ke nga realiteti o i gjati ine je mesuar te jetosh ne virtualitet . Deri tani deputeteve te tu ju ke bere te 99 -tat , çoji edhe nje here ne bordello qe tu besh te 100-tat e ti vesh kapak kesaj pune . Qafen e pates do hashe , ne rreze te veshit e ke edhe ti .

  2. Ky paska kerkuar gjera te vogla, drejtora policie dhe punonjes administrate.

    Te kishte kerkuar ca parcela droge, nje koncesion sherbimi me fitim te garantuar, ca toka te vjedhura ne bregdet si investime strategjike, ca kulla ne Tirane, te gjitha te pastruara te ABI Bank, dhe kishte dale mire. Per keto ben pazare Rama.

    1. i pa emer ik lepij bythen rames se dhjer eshte nga e verteta qe tha ky deputet,se ata tjeret i ka monstra si frroku,roshi,doshi,prenga,pjerdh e dhin ndreu etj.

  3. Dole prap ti ariK te dergoje basha e kape byrekun me llalle mbasi te mbarosh shko futi dhe nje gojore bashes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *