• |
ide | kryesore

Tana Mongeau pranoi lidhjen që kishte me Mac Miller nëpërmjet një dedikimi që bëri për vdekjen e tij

Paparazzi, Slider



26-vjeçari Mac Miller ka ndërruar jetë për shkak të mbidozës. Reagimet për vdekjen e papritur ishin të shumta, por ai që ra në sy ishte dedikimi që i kishte kushtuar Tana Mongeau.

Vajza në fjalë është këngëtare e njohur dhe pas lajmit të dhimbshëm për reperin ka pranuar se ka qenë në një lidhje me të. Në foton me mesazhe të shkëputura nga biseda me Miller, Tana ka shkruar një dedikim prekës.

“Një javë më parë… Malcolm James të doja. Pata privilegjin që të doja për vite dhe më pas të të njihja dhe të zbuloja se ishe më i mirë sesa të kisha ëndërruar. Më bëre të ndjeja diçka. Ishe i ëmbël me mua çdo sekondë, kishe këtë dashuri për jetën dhe për atë që bëje, që më bënë të bija 10 herë më shumë në dashuri. Ndjeja sikur njihja çdo pjesë të shpirtit tënd, por nuk ia kisha idenë as të gjysmës së asaj që t’i po kaloje. Doja të vija në shtëpinë tënde mbrëmë… Shpirti im është i copëtuar … Çfarë nuk do të bëja që të vendosje flokët pas veshit tim dhe të më puthje për herë të fundit .. Të dua Malcolm”,-shkroi ajo.

Kujtojmë se përpara 4 muajsh reperi u nda nga Ariana Grande për të cilën thuhet se vuajti shumë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *