• |
ide | kryesore

Portugali, Santos: “Me Chiesa është një tjetër Itali. CR7 do të bëjë një thes me gola”

Sport



Fernando Santos, trajner i Portugalisë. I takon atij që “të hapë” sfidën kundër Italisë të hënën mbrëma, në Lisbonë. Një ditë përpara sfidës,  ka folur për Axurrët, Balotellin dhe Chiesa, dhe – nuk mund të linte pa përmendur – mungesën e madhe të kësaj sfide, Cristiano Ronaldo. Italia – tha Santos – “nuk ishte në Kupën e Botës, por kur e ke kudërshtar është gjithmonë e vështirë. Kundër Polonisë, në pjesën e parë i pashë italianët në vështirësi, por tani kanë një dëshirë të madhe për të treguar vlerën e tyre pas një Kampionati Botëror të munguar. Do të jetë një ndeshje e madhe, të dyja skuadrat do të bëjnë lojën e tyre “.

Kujt i frikësohet te Kombëtarja e Mancinit? Pas daljes së Balotelli dhe hyrjes së Chiesa, skuadra e Mancinit kundër Polonisë ka ndryshuar mënyrë loje, do të bëjmë kujdes ndaj kësaj”. Dhe kush mendon se Ronaldo, mungesë e justifikuar në këtë sfidë si dhe në zonën gol të bardhezinjve, Santos shprehet: “Cristiano? Asnjë problem. Prisni dhe do të shihni sa gola do të shënojë në Itali”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *