• |
ide | kryesore

Kush është Jimmie Akesson/ Ekstremisti i djathtë i fiksuar pas bixhozit që tronditi zgjedhjet në Suedi

F1, Planet



Partia ekstremiste e djathtë, “Demokratët Suedezë“ arriti sukses të jashtëzakonshëm në Suedi, duke zënë vendin e tretë me 17,6% të votave në zgjedhjet parlamentare, partia e kryeministrit Stefan Löfven arriti 28.4% të votave. Nga këto rezultate priten vështirësi në krijimin e qeverisë.

Të dielën. 7.3 milionë suedezë zgjodhën parlamentin e ri të vendit. Socialdemokratët suedezë rreth kryeministrit, Stefan Löfven zënë vendin e parë me 28.4% të votave. Konservatorët e moderuar vendin e dytë me 19,8%, kurse shtimin më të madh të votave e pati Partia e ekstremit të djathtë “Demokratët Suedezë” arriti vendin e tretë duke kapur 17,6% të votave.

Löfven e ftoi opozitën pas zgjedhjeve për bisedime koalicioni. Priten vështirësi në krijimin e qeverisë.

Për një kohë të gjatë, Suedia konsiderohej si shtet model për çështjet sociale dhe miqësore ndaj të huajve. Por, pasi në tre vitet e fundit në vend erdhën 300.000 emigrantë, për banor ky vend ka më shumë të huaj se çdo vend tjetër dhe gjendja ndryshoi. Nga kjo përfituan “Demokratët Suedezë”, një parti ekstremiste e djathtë dhe armiqësore ndaj të huajve. .

Profili i populistit Jimmie Akesson

39-vjeçari Jimmie Akesson është kreu i partisë “Demokratët Suedezë”. Ai ka qenë në krye të kësaj partie të ekstremit të djathtë që në maj të vitit 2005. Akesson është pjesë e Riksdagut, Parlamentit suedez, që në shtator të vitit 2010. Para se të merrte kryesimin e partisë, me rrënjë neo-nazistë, Akesson ishte lideri i “Demokratëve Suedezë Rinorë” nga viti 2000 deri më 2005-n.

Në fjalorin e tij politik nuk ka asnjë fjalë raciste, por në programin elektoral të partisë së tij parashikohej pezullimi total i të drejtës për të kërkuar azil në Suedi dhe shkurtim buxheti për të huajt që jetojnë atje. Në fushatën elektorale, lideri i partisë Demokratët Suedezë, Jimmie Akesson, propozoi daljen e vendit nga BE-ja. Idetë e tij gjetën mbështetje te 1 në 5 suedezë. Këtë treguan rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të të dielës, që e rendisin të dytën partinë e ekstremit të dhjathtë (me 17.6% të votave).  

“Il Messagero” ka bërë një profil të 39-vjeçarit suedez, që synon t’u bashkohet figurave të njohura populiste në Europë si Metteo Salvini dhe Viktor Orban.

Thembra e Akilit për Akesson është pasioni për video-pokerin. Sipas Radios Suedeze, në vitin 2014, ai ka humbur në lojën online plot 70 mijë dollar. Akesson e ka akuzuar radion se ka tentuar t’i prishë imazhin me lajme të tilla.

Para se t’i hynte politikës, Akesson ishte një dizajner rrjeti. I biri i një menaxheri dhe një asistenteje sociale, ai e nisi universitetin por nuk e mbaroi. Kundërshtimi me forcë i emigracionit ka qenë për vite me radhë kali i tij i betejës. Megjithatë, është gjithnjë i kujdesshëm që ky qëndrim i tij dhe partisë që drejton të mos hyjë në terrenin e racizmit. “Nuk jemi racistë, nuk jemi ksenofobë. Të gjithë ata që mbanin qëndrime ekstremiste janë larguar nga partia që në 2010-n”, thotë ai.

I rritur në një vend që mirëqenien e ka pasur gjithnjë pikën e fortë, Akesson ka një tjetër ide për shtetin social. Ai mendon se duhet një shtet ekskluziv, që e vë theksin te mbrojtja e qytetarëve skandinavë. Të tjerët jashtë. Duket se ky qëndrim ka gjetur mbështetje në vendin me 10 milionë banorë, që në vitin 2015 u hapi derën 160 mijë emigrantëve, përkthen Gazeta Tema.

Rritja e partisë së tij shënon nisjen e një periudhe pasigurie në Suedi. Me një qeveri të dobët që pritet të formohet, mundësia e zgjedhjeve të reja dhe rreziku që nacionalistët e Akesson të ndryshojnë ekuilibrat mbeten reale në muajt e ardhshëm. Kjo nuk do të ishte hera e parë që Akesson rrezikon qeverinë. Në vitin 2014, kur kishte më pak vende në Parlament, partia e tij bllokoi një ligj të propozuar nga qeveria e kryeministrit Lofven dhe vendi rrezikoi të shkonte në zgjedhje të parakohshme.



1 Comment

  1. DMTH ky qe do shpine e vet qenka ekstremist ???

    Po mire o gazetar meqe jeni kaq bujar , merrni noi rom ose lypsar ne shtepi , mbajeni me leke , ushqejeni, mbatheni, visheni , e jetoni me te ne shtepi , ndani nevojtoren, tavolinen e bukes, televizorin, kolltukun, dhomen, shtratin, ndani gjithcka me te, provojeni disa muaj jetesen mbase edhe 1 apo 2 vjet dhe me pas ejani te bejme nje bashkebisedim serioz

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *