• |
ide | kryesore

Katër seanca për Kilin e dy për Suedinë: program i ngjeshur stërvitor për kuqezinjtë e teknikut Sylvinho

F1, Sport
Sylvinho



Kombëtarja shqiptare nisi të hënën grumbullimin dhe përgatitjet për dy ndeshjet miqësore ndaj Kilit dhe Suedisë. Dy lojtarët e fundit, që nuk ishin në seancën e djeshme stërvitore Qazim Laçi e Naser Aliji, do të jenë gati për teknikun Sylvinho sot. Praktikisht, do të jenë edhe dy seanca përpara se skuadra të niset drejt Italisë.

Akoma më pak mundësia për të dhënë indikacione teknike përpara Suedisë, me një seancë pas ndeshjes, po në Itali, përpara seancës së fundit në Stokholm, të dielën pasdite. Kuqezinjtë do të luajnë më 22 mars në stadiumin “Ennio Tardini” në Parma të Italisë, duke nisur nga ora 20:45 dhe në 25 mars kundër Suedisë, në stadiumin “Friends Arena” në Stokholm, në ora 19:00.

Lexo më tej: Sylvinho, i pari në fushë, 24 lojtarë stërviten nën urdhrat e teknikut: Laçi e Aliji mbërrijnë në mbrëmje vonë

Më poshtë, po ju njohim me programin paraprak mediatik dhe stërvitor të kombëtares kuqezi për këto dy ndeshje miqësore. Sylvinho i konsideron testet mjaft të rëndësishme për skuadrën, në kuadër të përgatitjeve për finalet e Europianit “Gjermani 2024”.

PROGRAMI MEDIATIK E STËRVITOR

E martë, 19 mars 2024
Seanca stërvitore e Kombëtares, ORA 16:15
(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)

E mërkurë, 20 mars 2024
Seanca stërvitore e Kombëtares, ORA 16:15
(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)

E enjte, 21 mars 2024
Nisja e skuadrës për në Itali
Konferenca zyrtare e trajnerit Silvinjo në stadiumin “Ennio Tardini”, ora 18:30.
Stërvitja zyrtare në stadiumin “Ennio Tardini”, ora 19:15.

E premte, 22 mars 2024
SHQIPËRI – KILI, ORA 20:45, në stadiumin “Ennio Tardini”, Parma, Itali

E shtunë, 23 mars 2024
Seanca stërvitore e Kombëtares, ORA 11:00 (Itali).
(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)
Nisja pasdite për në Suedi

E diel, 24 mars 2024
Konferenca zyrtare e trajnerit Silvinjo në stadiumin “Friends Arena”, në ora 17:15
Stërvitja zyrtare në stadiumin “Friends Arena”, Stokholm, Suedi në ora 18:00
(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)

E hënë, 25 mars 2024
SUEDI – SHQIPËRI, ORA 19:00, në stadiumin “Friends Arena” në Stokholm, Suedi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *