• |
ide | kryesore

Merret vendimi në Apel, prokurorja e Shkodrës përfundimisht jashtë sistemit të drejtësisë

Lajme, Të fundit



Besa Nikëhasani, prokurorja e Apelit në Shkodër është përfundimisht jashtë sistemit të drejtësisë.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi sot vendimin e KPK për shkarkimin e saj nga detyra. Anëtarë të trupit gjykues që shqyrtuan kërkesën e saj, ishin Rezarta Schuetz, Natasha Mulaj dhe Ardian Hajdari.

Nga shqyrtimi rezultoi se prokurorja e Shkodrës nuk justifikonte burimin e ligjshëm të dy apartamenteve në Tiranë dhe një në Lezhë, dy garazheve në Tiranë dhe një automjeti.

Besa Nikëhasani ishte prokurorja e parë që u thirr në seancë degjimore nga Komisioni i Pavaruar i Kualifikimi.

©LAPSI.al 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *