• |
ide | kryesore

I theu këmbën kundërshtarit në lojë, 4 vjet burg për agresorin serial

Sport



Gjashtë vjet më parë, gjatë një ndeshje futbolli të Kategorisë së Tretë në derbin e Grossetanos, mes Punta Ala e Massa Marittima, Michele Guidi bëri një faull të shëmtuar në dëm të kapitenit të skuadrës kundërshtare, duke i shkaktuar një frakturë të kaviljes së majtë. Si pasojë e atij faulli, futbollisti i goditur u detyrua të ndërpriste karrierën e tij e ti nënshtrohej kurave të gjata e dy ndërhyrjeve kirurgjike.

Vetëm një ditë më parë, Michele Guidi, 32 vjecar, autor I asaj ndërhyrje, ka marrë dënimin nga gjykata e Grossetos: katër vjet burg e gjoba prej 10mijë euro përvce shpenzimeve për procesin.

Lajmin e ka dhënë ‘Il Tirreno’, që tregon se gjatë të njëjtës ndeshje, Guidi kishte tentuar ta godiste kundërshtarin në këmbë edhe më herët, por pa arritur. Ky lojtar e kishte kaluar më parë një dënim 4 mujor gjithnjë për ndërhyrje në fushën e lojës, kur luante për të rinjtë dhe i shkaktoi një frakturë futbollistit kundërshtar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *