• |
ide | kryesore

Batuta për konflikt interesi/ Si u përplas Fatmir Xhafaj me drejtoreshën e lojërave të fatit

Lajme, Të fundit

Një konferencë e Partisë Demokratike që e akuzon Fatmir Xhafajn për favorizim të bizneseve të lojërave të fatit të lidhur me vëllain e tij, ka rikthyer edhe njëherë në kujtesë përplasjen e tij me Luneda Sufalin, ish Drejtoreshën e Lojërave të Fatit.

Përplasja ndodhi në Komisionin e Ligjeve që drejtohej nga Xhafaj, pikërisht në momentin kur u fol për konfliktin e interesit. Sufali tha se ishte e sigurt që nëse dilnin jashtë deputetët që kishin konflikt interesi, atëherë “i bie që komisioni të prishet” tha ajo.

Nëse denoncimi i deputetëve të PD-së është i vërtetë, atëherë del se batuta e Sufalit shigjetonte pikërisht Fatmir Xhafajn, që në atë kohë drejtonte Komisionin e Ligjeve dhe që reagoi ashpër duke kërcënuar se do të ndërpriste mbledhjen nëse Sufali nuk dilte jashtë.

REPLIKAT NË KOMISION:

Fatmir Xhafaj: Zoti ministër, ndjesë për vonesën, por tani mbaruam ligjin e energjisë. S’keni ardhur kur keni mbrojtur buxhetin kaq shumë nga Ministria, keni ardhur për lojërat e fatit.

Shkëlqim Cani: U trembëm nga hera e kaluar…

Luneda Sufali: Jemi dhe nga Lojërat e Fatit, edhe nga Ministria.

Fatmir Xhafaj: S’kisha parë të merrnit kaq staf me vete ndonjëherë.

Pandeli Majko: Bëj atë pyetjen që thashë unë dje, kush ka konflikt interesi të largohet.

Luneda Sufali: Jam e sigurt fare, të gjithë! I bie të prishet Komisioni.

Pandeli Majko: Çohem unë i pari. Kam lujt skedina në shkollë të mesme…

Luneda Sufali: Janë të gjithë me konflikt interesi, ta garantoj unë me 100 për qind.

Bashkim Fino: Shiko këtej nga opozita…

Luneda Sufali: E, kush ka konflikt!, Këtu jeni të gjithë. Kanë konflikt …

Oerd Bylykbashi: Zonjë do dekriminalizohet shpifja… Edhe shpifjen do ta dekriminalizojmë. Kujdes!

Pandeli Majko: Thuaja pak kryetarit të Komisionit se duhet ta dëgjojë live…

Luneda Sufali: Duhet të bëhet pyetja që t’ia them…

Fatmir Xhafaj: A ka mundësi të mos flasësh më, ose do dalësh përjashta…Këtu e drejtoj unë mbledhjen, aty ku merr pjesë ti, drejtojnë ata (ministri).

Luneda Sufali: Patjetër, por po i ktheja përgjigje zotit Majko.

Fatmir Xhafaj: Patjetër, por përgjigje kur jam unë nuk mund të japësh. Nuk e di çfarë pune bën atje në ministri po…

Luneda Sufali: Pastruese. (Qesh)

Fatmir Xhafaj: Atëherë dil nga salla.

Luneda Sufali: Jam e ftuar në Komision.

Fatmir Xhafaj: Atë e vendos unë, të lutem largohu nga karrigia.

Luneda Sufali: Nuk largohem!

Fatmir Xhafaj: Zonjë, urdhëroj unë këtu!

Luneda Sufali: S’mund të largohem. Më kanë caktuar për të ardhur të mbroj diçka…

Fatmir Xhafaj: E përcaktoj unë. Prandaj tërhiqu mbrapa aty!

Luneda Sufali: Nuk mund të largohem!

Fatmir Xhafaj: Tërhiqu atëherë se do të ndërpres Komisionin, po të them!

Luneda Sufali: Ndërprite…

Fatmir Xhafaj: Nuk thërras pastrueset unë këtu…

Luneda Sufali- Shkëlqim Canit: E kupton çfarë po më kërkon?! Unë kam ardhur në Komision të mbroj ligjin këtu…

Fatmir Xhafaj: Zoti ministër, do marrësh masa apo të ndërpres Komisionin.

Shkëlqim Cani: Po ishte humor, po bënim shaka.

Fatmir Xhafaj: Jo të lutem, nuk ka shaka.

Shkëlqim Cani: Po kjo është drejtoresha e Lojërave të Fatit.

Fatmir Xhafaj: Po aq më keq akoma, në qoftë se është drejtoresha.

Shkëlqim Cani: Po ne po bënim shaka deri tani.

Bashkim Fino: Po bënim humor…

Fatmir Xhafaj: Çfarë humori, pse humor do bëjmë këtu?! Pse për humor kemi ardhur këtu ne me punonjësit tuaj.

Shkëlqim Cani: Nga që s’kishte filluar mbledhja, prandaj.

Fatmir Xhafaj: Muhabet është ky. Drejtoresha që bën shaka në Komision?! Nuk di çfarë është Parlamenti? Mësojani punonjësve tuaj se çfarë është Parlamenti, pastaj hajdeni…

Bashkim Fino: Nga Parlamenti buron qeveria, donte të thoshte…

Fatmir Xhafaj: Duket i paska ec mirë këto kohë, që flet komplet qesim.

Bashkim Fino- Luneda Sufalit: Ç’na bërë moj…

3 Comments

  1. Ky biçim ministri nuk ka haberr për vëllain e vet se me se merret e jo të dijë kush është drejtoresha e Lojrave të Fatit. Këta jetojnë në qiellin e shtattë nga lumturia që sjell paraja e pistë dhe droga speciale që vjen me avionë të vegjël dhe maune.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu