• |
ide | kryesore

Superiore/ Çfarë debutimi për Duron, Kamza likuidon Kastriotin që në pjesën e parë

F1, Sport



Kamza-Kastrioti nuk ishte ndeshja më e pritur e javës së 4 të Superiores, por debutimi në pankinën e bluve të ish-lojtarit të kombëtares Klodian Duro i kishte dhënë vëmendjen e duhur. Nuk zhgënjen pritshmëritë Duro që kërkon kohë vetëm 45 minuta për të thyer ne dy gola rezistencën e krutanëve, që shumë pak, për të mos thënë aspak, panë nga anët e Avdylit.

Ajo që u vu re ishte interpretimi i shpejtë i skuadrës të skemave në versionin Duro, duke fshirë (të paktën në debutim) problemet e ekuilibrit që tregonte me Devollin.

Mbrojtja nuk rrezikoi asgjë, vetëm dy tentativa nga distanca të kontrolluara nga portieri. Solide performanca e mesfushës, por nëse duhet vlerësuar ndonjë repart është sulmi, me Plakun që gjithnjë në qendër të aksioneve, edhe pse këtë herë nuk shënoi.

“Është një luks për mua t’i kem të dy, vlerësoi Duro. Ata plotësojnë njëri-tjetrin, por do isha shumë i kënaqur nëse do shënonin të dy, pasi i patën mundësitë. Në takimin tjetër, besoj që edhe Martinena do jetë në listën e golashënuesve. Fukui dhe Roloviç ndërthuren mjaft mirë në taktikën tonë”.

Sulmuesi krijoi hapësira dhe nuk dha pika referimi, ndërsa mirëkuptimi me Rolovic e Fukuin ishte i mirë. Sigurisht nuk ishte Kastrioti testi i vërtetë për Kamzën e Duros, por një provë ishte dhe atë e kaloi në vetëm 45 minuta, kur shënoi në të 13 me Rolovic dhe në të 43 me Fukuin…

6 pikë në katër javët e para për Kamzën, që rimerr mesin e artë të renditjes dhe koleksionon pikë të forta për të siguruar mbijetesën. Edhe pse tekniku është duke ëndërruar larg: “Do doja të shijonim këtë tre pikësh në këtë moment, por jam i bindur se do të bëjmë gjëra të bukura në këtë sezon”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *