• |
ide | kryesore

Saimir Tahiri drejt pafajësisë, shefat e tij të policisë ndjekin gjyqin nga arratia

Lajme, Të fundit

A do të përfitojnë edhe shefat e policisë nga amnistia politike që u bë për Saimir Tahirin? Mbetet ende mister, nëse grupi i Ministrisë së Brendshme që akuzohet se bashkëpunoi me bandën e Habilajve do ta marrë amnistinë në paketë, apo nga “marrëveshja” ka shpëtuar vetëm Saimir Tahiri.

Ndërkohë që ky po shijon pushimet në plazhe apo në pika turistike në mal, ndërkohë që ish Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Haki Çako është emëruar në një post tjetër drejtues në administratë, shefat e tjerë të policisë po jetojnë në arrati.


Prej 11 muajsh, Jaeld Çela, ish-shefi i Policisë së Vlorës po jeton në arrati, por kjo nuk e ka penguar t’i drejtohet gjykatës me një ankim kundër vendimit që zgjati me tre muaj afatin e hetimit ndaj tij.

Jaeld Çela, ish-shefi i Policisë së Vlorës dyshohet si garantor i grupit të “Habilajve” në trafikun e drogës.

Ish-zyrtari i policisë i shpallur në kërkim bazuar në një masë sigurie “arrest në burg” në mungesë në nëntor 2017, ka dhënë shenja jete, pak ditë pasi Krimet e Rënda zgjatën me tre muaj afatin e hetimit për të. Kjo nuk është hera e parë që Çela ankohet për zgjatjen e afatit të hetimit.

Gjykata për Krimet e Rënda zgjati hetimin ndaj ish-kreut të Policisë së Vlorës Jaeld Çela dhe ish-shefin e hetimit të narkotikëve, Gjergji Kohila deri më 20 nëntor 2018 në ditët e para të shtatorit. Kërkesa për zgjatje u argumentua nga prokuroria me nevojën e kryerjes së disa veprimeve hetimore shtesë. Përveç tyre në kërkim është edhe ish-zyrtari tjetër i Policisë së Vlorës, Sokol Bode.

5 Comments

  1. Po keta u rregjistruan nga Digosi Italiane . Eshte per te vene kujen dhe tja japesh vrapit pa kthyer kurre koken pas nese kjo ndodh . Kjo do te thote se krimi ketu ka kapur gjithçka dhe ky vend nuk ka me shprese per demokraci perveçse me revolucion .

  2. Drejtesia qe po na e drejto”” ne anen e maskarenjeve,,,,,,c;prisni???/ vetem kjo eshte menyra e drejtimit te kuqaleve?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu