• |
ide | kryesore

Topalli: Basha shiti PD për 14 mln euro, s’ka opozitë, vendi sundohet nga 10 oligarkë dhe bandat kriminale

Kryesore, Lajme

Ish-nënkryetarja e PD-së, Jozefina Topalli, e sheh situatën në vend si dramatike pa qeveri dhe opozitë dhe ka bindjen se Kryeministri Rama dhe kreu i opozitës, Lulzim Basha, vijojnë paktin mes tyre.

Në një intervistë për “Panorama”, ish-kryetarja e Parlamentit kërkon që të ndërhyhet me emergjencë, duke reformuar në mënyrë radikale forcat politike që kemi, ose duke krijuar lëvizje të reja që do të çojnë drejt formimit të forcave të reja politike.

Topalli tha se njerëzit e kanë humbur tashme besimin tek Basha pasi ky i fudnit e shiti PD-në për disa drejtori dhe për 14 milion euro.

Çështja e humbjes së besimit ndaj Lulzim Bashës është shumë më e gjerë. Rreth 250 mijë votues me votën e tyre të munguar shprehën mosbesimin ndaj Lulzim Bashës. Ata besuan se Lulzim Basha në marrëveshjen me Edi Ramën, shiti PD për disa drejtori me lekë dhe për 14 milionë eurot që i dha Kryeministri më pas.” – u shpreh Topalli.

Topalli vazhdon më tej duke thënë se sot në Shqipëri nuk qeveris as PD dhe as PS, por oligarkët dhe bandat kriminale.

Sot në Shqipëri nuk qeveris PS-ja. Dhe në opozitë nuk është PD-ja. Sot nuk ka parti të majtë dhe as të djathtë. Nuk ka as qeverisje dhe as opozitë. Sot pushteti dhe farsë opozita janë bashkë. Sot sundojnë 4 vetë, 10 oligarkë dhe disa banda kriminale. Ndërsa në opozitë janë njerëzit e thjeshtë. Lulzim Basha nuk përfaqëson as të djathtën, as të rinjtë. Ai sot është modeli i dështuar i një politikani të komprometuar. Ambiciet financiare të kryetarit vendosën interesin privat, personal mbi misionin dhe interesin publik që opozita duhet të ketë. Me qeverinë më të keqe të 30 viteve si kjo që është sot, opozita duhej ta kishte mundur që në mandatin e parë, disa herë Edi Ramën. Edi Rama do vazhdojë të sundojë në zonën e tij të komfortit, për sa kohë në krye të opozitës do të ketë Lulzim Bashën.” – tha Topalli.

18 Comments

  1. Jane te gjithe njelloj! Kur ishte Josi ne pushtet ne Shkoder ndertonte vetem ajo,Jozephina Topalli! Gruaja e “hekurt” e saliut! Politikanet jane atje per te bere para jo per popullin!Tani pasi PD e flaku si limon te shtrydhur Jozi flet! Nje mediokre dhe servile deri ne lepirje e saliut!

  2. Ka folur dhe atehere kunder lulit kur te dy ishin ne pushtet por ju leshkot nuk e besonit sepse luli ishte kopili saliut dhe ja dha PD

  3. Kemi Jozi dhe Tom Doshin, Frrokun Prengen,
    pastaj Rucin Tahirin Xhafen
    Pastaj Arta Daden, Valentina Leskajn
    pastaj Elisa Spiropalin Brizin e Tatimive, Ogerta Manastirliun, etj tufe me blerina gjylametra e soj sorrollop femra nivel ordiner

    dhe lali fikun 🙂

  4. Zhosefine e rrope dhe e mole shtetin kur ishe ne fuqi,harxhove aq nafte sa edhe tanks te kishe do te tepronte,edhe naften shoferi yt e shiste.Nuk le aeroplan dhre shkretetire pa bredhur,ne toke dhe ajer,ne det dhe dhe hotel e bere jeten parajse,tamam qelbesire.Ti vete je nje hajdute dhe e pacipe,ne cdo cep te shkodres gjendet dora jote hajdute,Ne Tirane le koqen e namit me vajzat dhe dhenduret provizore ,te gjithe neper ambasada sikur ishte prona jote.Basha ka nje mal me te meta por me duket se gjeja me e mire qe ka bere(nder te paktat)eshte eleminimi yt,.Zhosefine nuk e ke moralin per kritike ,je mbytur ne llum dhe do prap te kafshosh ndonje cope.Ke vdekur.

  5. Ju te gjithe jeni maskarenj
    Kur te pyesni per pronat neper intervista zgerdhiheshe e s’ jepje nje pergjigje.
    Ka kohe qe puzite opuzite Jane bashke
    Jeni mallkim i ketij vendi
    Ruqi Ruqi e del tu qesh ne krah te Ruqit.

  6. Nuk dua te mbroj Topallin, (as qe mendoj se nevoje qe ta mbroj), por mendoj se ka te drejte ne shume nga ato qe thote. Arsyeja do thone disa? Jua them une. Mjafon te kujtosh premtimet qe beri Basha ne lidhje me protestenb qe do behej diten e djeshme dhe se si do t’i printe kuksianeve, thirrjet qe beri ne rrjetet sociale qe te grumbulloheshin te gjithe ne Kukes se opozita do ishte ne balle. e bla bla bla te tjera. Ku ishte Basha dje? Foli ndonje gje per Rrugen e Kombit? Kam qene gjithmone i mendimit se nuk duhet folur keq per opoziten, bazuar edhe ne shprehjen e te madhit Regan qe porblemi me i madh per njerezit jane qeverite. Por ne shqiptaret jemi “fatkeqinj”. Ne kemi problem edhe opoziten. Mua me duket sikur Basha ka nje pakt me Ramen qe do ta marre pushtetin kur te merzitet ky i fundit. Dhe se mos presim ndonje ndryshim? I vetmi ndryshim do jete reduktimi ne maksimum i banoreve te vendit dhe renja drastike e numrit te votuesve…

  7. Qe BAsha eshte i shitur ate e sheh dhe qorri, por kjo mesimorja nuk ka moral te flasi se nuk eshte me e mire. Kesaj i thone shan muti kaken

  8. Leri llafet ,po te jesh se e do PD vertet bej opozite atje brenda po jo neper studio Ky eshte turpi jot dhe i ca te tjereve

  9. Abuzon me një të vërtetë zonja Topalli kur thotë se qeverisja e Ramës, është qeverisja më e keqe e këtyre 30 viteve, pikërisht se fajin për këtë ja ve Bashës.
    Padyshim se qeverisja më e mirë e këtyre 30 viteve, ndonëse në kushtet e krizës botërore ekonomike, ishte qeverisja 8 vjeçare e Berishës, e meritë për ate qeverisje pati edhe Lulzim Basha si ministri më i suksesshëm i asaj qeverie.
    Në të tre dikasteret që ai drejtoi, Transport, Ministri e mbrendëshme dhe e jashtëme, Shqipëria arriti sukesese.
    U ndërtua në një kohë rekord Rruga e Kombit.
    Shqipëria u pranua në NATO.
    Shqiptarët më së fundi të pajisur me pasaporta biometrike bashkëkohore, u lejuan të lëviznin të lire e me dinjitet në vendet Shengen të Europës.
    Basha ishte i vetmi politikan i ri i PD, që në ndeshje përballë me Edi Ramën që mbajti 11 vjet bashkinë e Tiranës, padyshim me mbështetjen e fuqishme të mediave socialiste, pronarë të të cilave ishin e janë biznesmenët e ndërtimit.
    Nuk është aspak e vërtetë ajo që thotë Topalli se Basha nuk arriti të mposhtë Ramën në mandatin e tij të dytë, nga pazotësia e tij.
    Është fakt që Basha e detyroi Ramën që një muaj para zgjedhjeve të dyta, të dorëzonte gjysmën e qeverisë, ndonëse socialistët patën mbështetjen e fortë jo vetëm të mediave të tyre, por edhe të ambasadorëve të BE e SHBA e më keq akoma kishin për mbështetje miliardat e eurove të fituara nga paratë e trafikut të drogës.
    Nuk mjaftoi kjo, por pikërisht kur pritej që opozita të dilte me rezultate shumë të mira, Edi Ramës i erdhi në ndihmë edhe Topalli me shokë e shoqe.
    Përveç qindra mijrave shqiptarë që emigruan nga keqqeverisja e Ramës. në zgjedhjet e 2017-tës, Topalli me shokë e shoqe, ju bashkuan në mediat socialiste propogandave të Mero Bazeve e Taulant Ballëve, historive të shpifura për “kunetër” të Bashës, që trullosën elektoratin demokrat një pjesëe konsiderueshme e të cilit, nuk mori pjesë në zgjedhje.
    “Meritën” për fitoren e Ramës në mandatin e tij të dytë, nuk e pati pa aftësia e Bashës, por e patën sulmet e pa principta të të rënëve nga fiku pushtetit.

  10. Ju mbahet mend Ardit Gjoklaj?
    Ai emision u censurua nga televizioni mafioz Vizion + me ne krye Dulaket,klani mafioz me famoz shqiptar,nje mafie e forces te majte politike qe financon drejtperdrejte fushaten e partise socialiste.
    Artan RAMA i publicusit ne artikullin e vet shpreh : Shoqeria e ndertimit EDIL AL u shpall fituese ne nje tender te majme per Sallen e TKOB gjoja per rehabilitim. Njoftimi u be publik ne faqen e Agjencisë së Prokurimit në Web…..Sipas njoftimit ishte identifikuar si oferta e suksesshme ne nje procedure prokurimi te hapur me objekt Rehabilitimin e Teatrit Kombetar te Operas dhe Ansamblit Popullor……Shoqeria në fjale ishte debitore ndaj Tatimeve 1 muaj perpara se te shpallej si fituse e tash u shpall ne kundershtim me ligjin……Kta oligark te paturp hodhen ne gjyq dhe Artan Ramen gjoja per shpifje dhe prishje imazhi se si durojn dot tvertetat……Ja prezenca e EDI RAMES…fut debitorin e tatimeve ne gare per tender kurse debitoret e tjere pa perkrahje politike jan te destinuar me i paguajt tatimet…e pse….sepse DULAKET jane sponsor kryesor i fushates se EDI RAMES dhe si shperblim marrin tendera e spaguajn taksa fare…..matematike e thjesht….si puna e fusha shpk jane tgjith oligarket e tjere….Dulaket e Vizion + kan vjedh toka ne jug e ne Tiran kur ka qene Edi Rama kryetar bashkie…kush ja la tokat qyrraveceve te Nikos. ..kshu esht kur Shqiperine e marin ne qafe horra Dulakerish. ……kriminele e zhvates te hapesires publike hajduter te pasuris shteterore…..,mashtrues ordinere……taksat nuk i kan paguar ndnj,DULAKET mbajn vendin e 1 per evazion fiskal.
    Klika punisto-mafioze.

  11. Vizion + ne krahasim me TOP Channel ka me shume abuzime ne kurriz te shtetit shqiptar.Nese Vjollca ka shitur aparate apo ka vendosur kioska,DULAKET E VIZION + kane vjedhur toka e kane manipuluar toka ne jug te vendit ku kane ndertuar komplekse.Mjafton te shohesh mashtrimet qe kan ber dhe taksat e papaguara ndaj shtetit shqiptar e te le te kuptosh qe duhet mi bojkotu Vizion plus dhe cdo sherbim DULAKESH tringjesh.

    VIZION + ESHTE MAFIE,NUK PAGUAN PUNTORET,ZHVAT DHE MASHTRON DHE MANIPULON.

    DULAKET,MAFIA POLITIKE SHQIPTARE!

    E VERTETA NUK MBULOHET

  12. DULAKET,VIZION + DHE MEDIA DIXHITALE ME EMRIN TRING JANE MJETET E MONITORIMIT TE SHUMICES SE SHQIPTAREVE DUKE ZOTERUAR TREGUN ME TE MADH SHQIPTAR ME ANE TE MASHTRIMIT.

    KETA TE PAUDHE DULAKERISH SKANE PAGUAR TAKSAT NDAJ SHTETIT SHQIPTAR DUKE REZULTUAR NE KRIM EKONOMIK NE BASHKEPUNIM ME QEVERINE RAMA.

    KETA TE PAUDHE U BENE SHKAK PER MOSREALIZIMIN E DOKUMENTARIT PUBLICUS NGA GAZETARI ARTAN RAMA,DUKE E HEQUR NGA PUNA DHE DUKE U PERPJEKUR TJA MBYLLIN GOJEN.

    KETA TE PAUDHE DULAKERISH,GENC DULAKU KERCENOI GAZETARIN ARTAN RAMA PER TE MOS E PUBLIKUAR DOKUMENTARIN DHE SHKUAN DERI ATY SA E HODHEN NE GJYQ PER DEMTIN IMAZHI,NJE TAKTIKE BURRACAKERISH KJO PER TE KERKUAR SHPERBLIM PER FIGUREN APO IMAZHIN…

    PO DULAKU SI FAMILJE OLIGARKESH NJIHET GJITHESISHT SI FAMILJE MAFIOZESH TE LIDHUR ME KRIMIN DHE MASHTRUES E ABUZUES TENDERASH…

    CA IMAZHI JU PRISH JUVE,O MUTER…

  13. Edi RAMA qe ne fillimet e tij si kryetar bashkie ne Tiorane u lidh me mafien e ndertimeve dhe televizionit te ashtuquajtur DULAKU.EDI RAMA nepermjet DULAKEVE te Vizion + ka lare para te pista pafund duke ju dhene leje ndertimi ilegalisht,duke mos i taksuar dhe duke i manipuluar lajmet ne median DULAKU te perlyer me lajme fallco.DULAKET e Vizion + jane nje nder keto oligarke qe nepermjet firmes se tyre te ndertimit EDIL AL shpk kanemare shum tendera pa nje konkurence te drejte dhe duke pushtuar toka jo te tyret.Kjo firme ndertimi ka shume shkelje te cilat duhet te hetohen pasi ne shkelje te ligjit pa paguar taksa ka mare tendera pafund.

    DULAKET e Vizion + jane nje nder mafiet qe kontrollojne kete shtet,nje mafie qe zoteron pjese kyce te Tiranes,ndertime e kush zoteron hapesiren zoteron shtetin.

    DULAKET E VIZION + duhet te hetohen nga Vettingu per evazion fiskal e pasuri te padeklaruara e duhet te hetohen per krim ekonomik.Kjo duhet te behet dhe per oligarket e tjere te tipit Samir Mane.

    EDI RAMA me DULAKET e Vizion + eshte i lidhur drejtperdrejte,keta te fundit i financojne fushaten politike duke e mare pushtetin me ane te parave te pista.Parate e pista qe qarkullojne ne sipermarrjen DULAKU jau kalon atyre te boseve te Amerikes Latine.

    Mjafton te imagjinosh sa biznese zoterojne DULAKET per te vleresuar sesa e kane kapur shtetin duke eleminuar konkurrencen e lire e duke marre favore prej EDI RAMES.

    Genc Dulaku,Artan Dulaku e te tjere kopila DULAKU duhet te hetohen mevetesisht per demet ekonomike e financiare qe i kane shkaktuar shtetit shqiptar.

    Oligarket DULAKU te cilet jane bere pashallare saje pazareve te pista te politikes duhen hetuar e burgosur medoemos per te garantuar fuqine e ligjit.

    Vettingu duhet ti lage dhe keto bij bushtrash qe kane vjedhur hapesiren publike,financat e ketij vendi etj etj.

    HETOJINI HETOJINI!

    Ju qe e lexoni informohuni me teper rreth ketyre plehrave.

  14. Mundoheni ta mbroni bashen por pa sukses,ai dukshem eshte nje idiot i lindur dhe i kollarisur si gjeli mut.tregoje kulture me gazetaren e shekullit por ky e beri te topit,ku eshte ky luli qe u corr per etike ndaj gazetareve apo llafe,llafe………………

  15. Me te sinqerte me RAMEN se kjo zonje nuk ka. Flet e shan pushtetin duke qare pse e ben, e i sulet Bashes sikur ky qenkerka me i keq se zabrahani. E po kjo eshte lufte nder vehte, e jo per popullin, sepse kjo zonje na ish nje here e kaq vjet ne pushtet dhe me ofiqe, fliste kapardisur, por ne te njejten kohe perkrahte, e drejtonte shume bije komunistesh te punesuar nga keta, e demokratet e vertete i duheshin vetem per mitingje, keto mos ti harroi zonja. Sa per para, e verrci, verrci kjo duhet ti beji llogarite e veta ne krahasim me vuajtesit e rregjimit komunist, se si i la,, vetem lot krokodili. E po te peshosh punen e kontributin per vendin , me shume ka dhene BASHA sesa kjo zonje qe sot po leh, se me, e pa deshire kerko deshtimin e PDse, per inate te LULIT, e kjo po duket ne keto dalje e sulme fshatareske politike. Nese je kaq, e do dukesh se je dhe e do PDne , shko atje ne mejdan te demokrateve e jep mendime, e mos ofendo antaresine, e udheheqjen sepse ata sot po perplasen me kucedren rilindase me permbajtje kuqalesh qe ia keni lene ju trashegim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu