• |
ide | kryesore

Ligji për teatrin/ Si po manipulpohet “gara” që sërish ta marrë Fusha

Arkiva, Kryesore, Lajme

Pasi ka mbaruar talljen me shqiptarët, Edi Rama po i zgjeron kufijtë, ai po e bën këtë edhe me BE-në. Nëse mes problemeve të shumta që ka ligji special për teatrin, Komisioni Europian nënvizoi zhdukjen e konkurencës dhe mungesën e garës për faljen e një pasurie publike, nga e cila kompania Fusha fiton 200 milionë euro, nga qeveria shqiptare ai po trajtohet si një letër higjenike.

Rama ka pranuar ta amendojë ligjin, por sërish ka marrë të gjitha masat që fitues të jetë klienti i tij që deri më sot ka përfituar plot 80 milionë euro para publike.

Rama e paralajmëroi këtë në emisionin “Open” të Eni Vasilit (shiko videon poshtë) kur tha se Fusha ishte i vetmi që kishte pronësinë e një trualli aty dhe që ka edhe prokurën e pronarëve të tjerë.

Do ishte qesharake të ngrije pyetjen se si qenka kaq i informuar kryeministri deri në detaje, të prokurave që disponon kompania private. Tashmë dihet se gjithçka është bërë në bashkëpunim mes tij dhe Shkëlqim Demir Fushës. Por pyetja që mund të bëhet në mënyrë legjitime është: A ka oligark në Shqipëri që nuk merr prokurat e pronarëve të tjerë kur ai është shpallur më parë si fituesië i vetëm nga qeveria?

Pra vetëm ky truk e nxjerr bllof gënjeshtrën e Ramës.

Por puna është se kjo gënjeshtër e thënë në publk, tani po shndërrohet në ligj.

Po të shohësh projektin e ri që kaloi dje në komisionin parlamentar të drejtuar nga Eduart Shalësi, në nenin 6 pika 3 të tij shihet qartë që është vënë kriteri i pronarit të truallit dhe atij që ka marrëveshje me pronarët.

Pra sips udhëzimit të BE, është hequr nominalisht emri i Fushës, por janë shtuar “kleçkat” që e pengojnë këdo tjetër të  fitojë në një garë fallco. Dhe siç kuptohet gara që kërkoi BE ose do të “zhvillohet” me ndonjë konkurent fiktiv, ose pa rival fare.

Por ajo që dihet me siguri është se Rama dhe Fusha, nuk do ti ndajnë 200 milionë eurot e atij projekti me dikënd tjetër.

©Lapsi.al

12 Comments

  1. Vetem nje gomar si Shkuli merret me kalamanlliqe.Fusha apo Mali ka nje toke aty,po kush do jete Tjeter qe do fitoje,normal fare sepse pronaret e tokave legjitim nuk moren asgje nga Saliu.I gjithe Ksamili u pushtua nga ata qe rrinin ne shkembinj,edhe shqip nuk flasin.

  2. 200 miljon euro , e moret vesh o shqiptaaar.. 200 miljon euro do fitojne Fusha dhe Rama.

    Se si i bejne llogarite keta te lapist , vetem keta e dine. I bie qe te shitet nje apartament ( nga kullat ) me me shume se 1.650.000 euro, pa futur ketu fare kostot e ndertimit te kullave dhe teatrit dhe pa pjesen e pronareve te tjere.

    Pra nese neser Fusha dhe Rama gjejne te ndertuara nga zoti kullat dhe shesin apartamentet ( ose zyrat) me nga 1650000 euro mund te fitojne 200 miljon euro.

    Tani llogarite bejini vete ju se keta te lapist jane nr 1 per llogari te tilla.

    1. Ketu nuk ka faj Lapsi se kete shirfren 200 miljon euro e nxorri Vokshi e PDs. Pra mos i bjer ne qafe per kete rast Lapsit.

    2. 1 apartament = 150 mijë
      10 apartamente 15 milion
      100 apartamente 150 milion

      Sa apartamente kanë 6 Kulla, dhe kur toka është pothuaj falas?

      1. 1 apartament 150 mije euro
        10 apartamente 1,5 miljon euro
        100 apartamente 15 miljon euro. ( jo 150 miljon euro sa thua ti )

        Mos je Albana vokshi ti qe ben keto llogari ????

        Pra qe te arrihet 200 miljon euro fitim ( pa llogaritur asnje shpenzim tjeter , apartamentet e pronareve te tjere, teatri , shpenzimet e ndertimit , rrogat e puntoreve, taksat e shtetit. )

        1 apartament 1,3 miljon euro
        10 apartamente 13 miljon euro
        100 apartamente 130 miljon euro.
        155 apartamente 200 miljon euro..

        Pra i bie qe te shiten 155 apartamente te shiten me 1,3 miljon euro …. qe te arrihet fitimi 200 miljon euro pa asnje lloj shpenzimi.

        Mos je Albana Vokshi ti ?

        1. ihihihih Sa mire ja dhieve .
          Pse mos te genjeje Vokshi , kur ka debila si ky me siper qe nuk di te beje as llogarit elementare.

  3. Miku dhe inspiruesi i Edi Rames,diktatori Erdogan,u zbyth ne 2013,ne projektin e tij per betonizimin siperfaqes
    se gjelbert publike,”Taksim Gezi Park”ne Stamboll.Afro 3.5 milion turq demonstruan kunder ketij projekti,duke
    treguar nje qytetrim per tu admiruar.8 mije te plagosur,12 te vrare(9 vetem ne Stamboll)ne te gjith Turqine,per
    te mbrojtur pronen publike nga betonizimi.”Rilindasit” Rama dhe Veliaj,kan betonizuar gati te gjith siperfaqet
    e gjelberta,pa hasur fare rezistence.Ironia dhe tallja e Skuthit Velia,shkon deri atje,sa thote,qe do te gjelberojm
    taracat e pallateve!Prish parqe,gjelbero taracat!Teatri eshte gure prove per Demokracine shqiptare.Shembet
    Teatri,nuk ka me shprese per Demokraci,nuk ka me shprese per ekzistencen e shtetit te se drejtes,nuk ka me
    krenari,nuk ka me qytetrim,sepse qytetaria shqiptare do te varroset pergjithmone ne nje dite me shembjen e
    Teatrit.Nese shembet Teatri,hiqeni nga goja e ndyre ofendimin anadollak,sepse anadollaket jemi ne,qe presim
    te na i zgjidhe hallet Bota.Tirana eshte perdhunuar,poshtruar,denigruar nga bastardet rama veliaj.Karrikja
    elektrike,eshte pak per keta bastarde.

    1. Une kujtova se Zigurr Qarri do te permirsonte shqipen e shkruar! O zigur je nje cope analfabeti injorant i saliut! Lexova qe dikush ishte bere xheloz per komentet plot kulture dhe nje shqipe te paster dhe te kishte vjedhur identitetin! Mjere shqiptaret me keta zigur qorra!

  4. Militantet e kuq, ne menyre qe te meritojne pagen e Merdos, rreken te bejne akrobacira me shifrat 200 milione apo me “te drejten” e Fushes duke qene se ka gozhden e Nastradinit. Njeri arrin te te fuse akoma edhe Saliun ne valle. Tashme edhe bythelepiresit me te zellshem te Ripjelljes, e kane kuptuar qe kjo eshte vjedhje hapur e prones publike. Ju uroj vetem qe nje dite dikush nga idhujt tuaj, t’ia vere syrin ndonje prone tuajen. Mos harroni te merrni Merdon pastaj ne telefon apo ndonje gjyqtar te “pastruar” nga vettingu, dhe te kerkoni drejtesi. Legena pa shtylle kurrizore!

  5. Me ndertu 6 kulla aty eshte asfiksi, dhe bastardohet nje nga zonat me te bukura te Tiranes. Kuptohet qe pas kompanise Fusha eshte Edi Rama. Cim Fusha nuk ka force financiare me be asnje rruge 5 km. Te gjitha punet qe i jane dhene kompanise Fusha, jane te Rames. Cimit i perdorin emrin dhe kjo dihet. Po keshtu perdoret Ceti Dulaku deri diku dhe Vilma. Jane parate e politikaneve
    Nuk i rruhet kerrkujt per teatrin. Duan te zaptojne token. Kjo eshte

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu