• |
ide | kryesore

Task-Forca Antikorrupsion shkarkon 9 punonjës të administratës, kallëzon 8 të tjerë

Lajme, Të fundit

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, njoftoi në një dalje për mediat rezultatet e task-forcës Antikorrupsion.

Gjonaj tha se nga kontrollet e kryera në disa institucione qëndrore dhe degët e tyre janë rekomanduar 60 masa disiplinore, prej tyre 9 largime nga puna dhe 8 kallzime penale.

Task-forca Antikorrupsion ka vijuar verifikimin e denoncimit të qytetarëve dhe kontrollin e ligjshmërisë në shërbimin për qytetarët. Ka ushtruar kontroll në disa institucione qëndrore dhe degët e tyre. Bazuar në raportet e inspektimeve të Task-Forcës Antikorrupsion janë rekomanduar gjithësej 60 masa disiplinore dhe 8 kallzime penale për drejtues,ish-drejtues dhe punonjës të niveleve të ndryshem të administratës shtetërore. Institucionet përgjegjëse kanë zbatuar rekomandimet duke marrë 60 masa displinore, 9 prej tyre largime nga puna.” – tha Gjonaj.

1 Comment

  1. Largoni pastrueset, puntoret e mirembajtjes, shoferet, etj, se ata e bejne korrupsionin,,,,Po ju shefat e medhej, per ke e beni korrupsionin? a po nuk ju ze ligji ju se jeni me kemishen e ketij kallemi? Te degjojme nje here te veteme se filan minister, a kuader i larte u kap me korrupsion, e pastaj mund te na mbushni mendjen, pa kesi deklaratash me tymnaje propagande kemi vite, e vite qe degjojme. Te ndjekin keta qe po vene drejtesine se sa akuza ka bere K,L SHja, sa para jane vjedhur e abuzuar,,,,,as qe ndihet ndo kushi, a per tymnaja jane profesioniste.Kjo eshte metoda e rruga e ketyre mafiozeve qe kemi ne qeveri,, vetem dukja,,, qe te thone disa se qeveria po puno, por sa na vjedh, e sa na robeton, as qe ju shko ne mendje. PA MENDOHUNI””

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu