• |
ide | kryesore

Përplasja me PS, Meta: Shkarkime të tilla paçi të gjithë

-Instant, Lajme, Të fundit



Presidenti Ilir Meta foli jashtë presidencës në lidhje me caktimin e datës së zgjedhjeve të pjesshme vendore për bashkitë pa kryetarë.  Meta tha se raporti i tij është me qytetarët dhe jo me partitë politike.

Meta nënvizoi se zgjedhjet tashmë janë mes dy datave 27 shkurt dhe 6 Mars duke shtuar se sot pret informacion nga Gjykata Kushtetuese në lidhje me Bashkinë e Lushnjes.

 “Raporti im në këtë rast është me qytetarët në bashkitë ku aktualisht drejtojnë njerëz të pavotuar. Kam qenë i detyruar. Nuk kisha çfarë prisja më. Ky është interesi i qytetarëve.

Të shikojmë kur do e dekretoj sepse nuk kanë përfunduar procedurat. Janë 6 bashki me raste të ndryshme. Sot do të vijë nga Gjykata Kushtetuese përgjigja përfundimtare për bashkinë e Lushnjes”.

Në fund Meta pati edhe një batutë me gazetarët të cilët i shkarkuan votimin me votë në Kuvend.

A është e habitshme kjo dashamirësi ndaj PS, një parti që ju ka shkarkuar në parlament me vonë?

Shkarkime të tilla paçi të gjithë



3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *