• |
ide | kryesore

Dy deputetë të LSI sot në parlament, mungonin prej 6 muajsh

Lajme, Të fundit



Deputetët e opozitës nuk do t’i shqetësojnë kolegët e tyre të mazhorancës në votimin e ndryshimeve të ligjit për teatrin. Opozitarët do të udhëtojnë drejt Vlorës, duke vijuar bojkotin e seancës së kuvendit, por në sallë do të jenë sot dy deputetët e LSI-së.

Ka qenë vetë LSI që ka shpërndarë lajmin, për të shmangur keqkuptimet në media.

“Sot ne Kuvend do marrin pjese dy deputetet e LSI-se Lefter Koka dhe Vangjel Tavo. Ata do te jene vetem per procedure, pasi jane ne limitet e afatit 6 mujor te mosprezences ne salle. Pra do jene sot ne Parlament per te shmangur djegien e mandateve dhe pas kesaj do te rilene sallen menjehere. Tavo dhe Koka kane munguar per arsye familjare”– njofton LSI.



2 Comments

  1. pra kane 6 muaj qe nuk paraqiten ne pune, mungojne .. dhe ju hecen rroga ..

    Pra sot kane ardhur thjesht mos humbin te drejten e pageses.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *