• |
ide | kryesore

Rama i kërkoi të drejtojë bashkinë Himarë, flet Vangjel Tavo: Nuk ka asgjë të vërtetë në lajmet greke

Lajme, Të fundit



Vangjel Tavo ka hedhur poshtë pretendimet e mediave greke, se kryeministri Edi Rama i ka kërkuar që të marrë drejtimin e bashkisë Himarë. Duke folur për News24, Tavo ka thënë se nuk ka asgjë të vërtetë në lajmet greke.

“Nuk ka asnjë të vërtetë në lajmet greke. Nuk kam asnjë dëshirë të angazhohem në politikë”, thuhet se ka deklaruar Tavo.

Ditën e djeshme mediat greke kanë shkruajtur se kryeministri Rama ka takuar Vangjel Tavon dhe se i ka kërkuar këtij të fundit të drejtojë bashkinë e Himarës. Kathimerini po ashtu ka shkruar se për lëvizjen që po bën Rama për të gjetur zëvendësuesin e Belerit, deri sa të përfundoj gjyqi është njoftuar dhe qeveria greke.



8 Comments

  1. e te gjitha mediat Shqiptare i bene copy&paste pa verifikuar lajmin me pare me Tavon ne kete rast pffff. A do dalin mediat qe moren lajmin nga greket te dalin te pergenjeshtrojne?

  2. Mooooos .. Na doli huq kesaj rradhe.
    Na e futen ato mediat greke.
    He se pa gje nuk dolem.
    Morem mijra klikime dhe cudia me e madhe vetem 3 dite zgjat.

    A do vazhdoje me lapsi te beje autorpalantin e ‘mediave greke ‘ ????

  3. I kërkoi Rama të drejtojë Himarën? Tavo: S’ka asgjë të vërtetë në lajmet greke! Nuk angazhohem më në politikë,lapsexhinjte e lapsit dhe nje here tjeter dolen bllof,si gjithmone kur do te besh lajm per interesa te ngushta dhe nuk perdor minimumi dy burime,por ben lajme me porosi nga para te pista

  4. Ai është në rrezik, po përgatiten kushte për ta arratisur atë. Por jo arratisje, por që e grabiti e zhduku dhe e ka marrë peng dhe nuk dihet ku e ka çuar Edi Rama. 500 mijë euro janë vënë në dispozicion të këtij plani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *