• |
ide | kryesore

I pavdekshmi Tabarez: 71-vjeçari do të bëhet i trajneri i tretë më jetëgjatë në histori

Sport



Oscar Washington Tabarez ka rinovuar për katër vjet të tjerë, deri në 2022, kontratën si trajner i Uruguajit. Lajmi është bërë publik nga Feredata Uruguaiane e Futbollit. Trajneri ekspert, 71-vjeçar, drejton “Celeste”-n nga 2006 dhe nëse do të arrijë deri në fund të kontratës do të bëhet i treti më jetëgjatë në historinë e futbollit, pas Vittorio Pozzo (19 vjet), Hugo Meisl (18) dhe duke barazuar me Paul Philipp dhe Walter Winterbottom (16).

Më i fortë se sëmundja, një neuropati kronike që sulmon sistemin motorik, më i fortë se mosha që avancon pa u ndalur. Tabarez do të vazhdojë të drejtojë Uruguajin e tij të dashur të paktën deri në moshën 75 vjeçare. I ulur në stolin e Celeste që nga marsi i vitit 2006, ish-trajneri i Milanit fitoi një Kupë America në 2011 dhe mori pjesë në katër Kupat e Botës: rezultati më i mirë, vendi i katërt në Afrikën e Jugut në vitin 2010. Me 185 ndeshje është trajneri me më shumë stola të histori.

Objektivi i ardhshëm është vendi i tretë ndër trajnerët me drejtimin më jetëgjatë. Nëse do të përfundojë mandatin e tij në vitin 2022, do të jenë përpara dy trajnerëve të fillimit të viteve ‘900: Vittorio Pozzo, i cili drejtoi kombëtaren italiane nga viti 1929 deri më 1948, dhe austriaku Hugo Meisl, i cili udhëhoqi ekipin kombëtar të vendit të tij për 18 vjet, nga viti 1919 deri më 1937.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *