• |
ide | kryesore

Skandal tek Benfica, prostituta e dhoma hoteli të paguara për arbitrat

F1, Sport



Akoma probleme për Benfica. DSipas asaj që bën të ditur Correio da Manhã, Shqiponjat e Lisbonës janë akuzuar, së bashku me ish-konsuletin ligjor Pedro Goncalves e dy funksionarë të gjykimit, se kanë tentuar të trukojnë rezultatet e disa ndeshjeve të kampionatit portugez. Sipas O Jornal Economico kanë dalë në dritë email që dëshmojnë se klubi kryeqytetas i ka ofruar shërbime prostitutash për arbitrat e ndeshjeve e i kanë paguar atyre edhe dhomat e hotelit.

Cështja e re “Benficagate” duket se ka shpërthyer nga ndërhyrja e hacker portugez Rui Pinto, i cili ka një mandat arresti ndërkombëtar, që ka shpërndarë informacionet në një artikull të titulluar “Merkato e Benfica”. Një akuzë që nuk e ka lënë indiferent klubin e Lisbonës, që i ka besuar përgjigjen e saj ekspertëve të cështjes. “Mbajmë një pozicion të qartë, atë që kemi njoftuar në fillim të kësaj historie: nuk ka fakte që mund të provojnë cilëndo akuzë në këtë proces. E Benfica do të bëjë gjithcka për të hedhur poshtë këto sulme absurde e të pajustifikueshme”.

E megjithatë, cështja, e njohur në Portugali si “E-Toupeira”, ka rreth një muaj që ka nisur. Krimet e presupozuara për të cilat akuzohet klubi nga Prokuroria portugeze është korrupsion aktiv e pasiv, favore personale, dhunim i sekretit të drejtësisë e informacione false. Sipas akuzës, funksionarët e përfshirë i kanë transmetuar Pedro Goncalves informacione të rezervuara që i përkasin procedimeve të ndryshme kundër klubeve rivale. Metodat për ti marrë këto informacione ka qenë ajo e korrupsionit dhe shkëmbimit të favoreve. Pavarësisht përgjigjes së ashpër të klubit hetimi ecën përpara.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *