• |
ide | kryesore

Dështon sërish ligji për Magjistraturën, Rama s’e kalon dot pa opozitën

Lajme, Të fundit



Mazhoranca zhvilloi seancën parlamentare ku në rend dite ishin edhe ligji i magjistraturës dhe ndryshimet në Kodin Rrugor. Por votimi ka dështuar. Në mungesë të kuorumit, votimi është shtyrë sërish pasi të dyja këto ligje kanë nevojë për shumicë të cilësuar.

Është e disata herë që shumica shtyn votimin për ligjin e magjistratëve të rinj edhe pse ka kërkuar dhe ka bërë përpjekje për aleanca brenda opozitës. Mbetet për t’u parë në vijim se si do të shkojë fati i këtij ligji të rëndësishëm për reformën në drejtësi.

©LAPSI.al



1 Comment

  1. S; ka fuqi , se edhe kete ligj do e kalonte si shume te tjera,,,,,,,,LIGJ MONIST,,, qe e voto vetem nje parti, e si perfundim,,,DIKTATURE,,,,Prisni, prisni, s;keni pare gje akoma. E keshtu, ketu ka akoma zorraxhinj qe e duan, dhe e perkrahin kete lloje pushteti. TURP, TURP.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *