• |
ide | kryesore

Nuk ka paqe United: Pogba sulm i ri kundër Mourinho

Sport



Mjaftoi një barazim, ai në Old Trafford kundër Wolverhampton që shpirtrat e trazuar të Manchester United të dalin në dritë. Barazimi që i shkëput edhe më shumë Djajtë e Kuq nga kreu në Premier League ka bërë që debatet mes Paul Pogba dhe Jose Mourinho të rifillojnë.

E në fakt francezi ka sulmuar direkt trajnerin pas zhgënjimit në shtëpi me Wolverhampton. Mesfushori i United ka kritikuar taktikën e lojës së Manchester, duke pretenduar se skuadra duhet të “sulmojë” më shumë.

“Në shtëpi duhet të luajmë më mirë se sa bëmë kundër Wolves, jemi këtu për të sulmuar, nëse luajmë kështu èshtë më e lehtë për ne”, ka thënë kampioni i botës duke folur për median angleze. Nuk këtë nuk duhet ta them unë, nuk jam unë trajneri”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *