• |
ide | kryesore

Ronaldo mungon në Londër për çmimin Fifa The Best: shkak ndeshjet apo Modric favorit…?

Sport



As Portugali e as ndarje çmimesh: është vetëm Juventus në mendjen e Cristiano Ronaldo. Pasi nuk u shfaq në ceremoninë e Uefa në Montekarlo, portugezi ka vendosur të mos prezantohet edhe në Londër për “Fifa The Best”, ku emri i tij shfaqet përkrah Modric e Salah për cmimin e lojtarit më të mirë të sezonit. Një vendim që është motivuar për shkak të ndeshjeve të mesjavës e që të nërkurën do të shohë bardhezinjtë të impenjuar në shtëpi me Bologna pak ditë nga sfida titull me Napolin. Në fakt, do të jetë një mungesë e zhurmshme sepse tendenciozët dyshojnë se CR7 nuk dëshiron të asistojë në dorëzimin e një cmimi që sheh pikërisht mesfushorin e Real Madrid Modric si favorit.

Ndërkohë, Ronaldo i gëzohet suksesit me Frosinone, duke postuar në profilin e tij në rrjetet sociale një imazh feste bashkë me Bernardeschi e të tjerët. “Një tjetër fitore e rëndësishme! Shkojmë përpara kështu djema, të gjithë së bashku!”, ka shkruar portugezi.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *