• |
ide | kryesore

Dokumentari i Amy Winehouse së shpejti në kinematë botërore (Video)

Paparazzi, Slider



“Eagle Vision” ka njoftuar ditë më parë se në fillim të muajit nëntor, do të publikohet dokumentari më i ri për Amy Winehouse, ndërsa së fundmi është publikuar traileri i tij.

Dokumentari, i titulluar “Amy Winehouse – Back to Black”, tregon prapaskenat e këngëtares së ndjerë, duke treguar sekuenca të jetës së saj personale gjatë kohës kur po realizonte edhe albumin e saj të fundit.

Dokumentari i ri përmban pamje të pazbuluara më parë nga jeta e Winehouse, si dhe intervistat me Mark Ronson dhe Salaam Remi. Dokumentari do të përfshijë edhe filmime nga “Një Mbrëmje në Londër”, një shfaqje private që Winehouse organizoi për miqtë e saj, të njëjtën natë kur mori pesë çmime “Grammy”.

Filmi do të lëshohet në mënyrë dixhitale, nëpërmjet DVD-së dhe Blu-Ray-t, dhe tani është në dispozicion për parapagim. Ai do të shfaqet më 2 nëntor.

https://www.youtube.com/watch?v=JGY1AOevjOs



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *