• |
ide | kryesore

Përfundon karriera muzikore e Celine Dion

Paparazzi, Slider
Celine-Dion-press-photo-2017a-billboard-1548.jpg



Këngëtarja Celine Dion ka njoftuar se performancat e saj në “Pallatin Cezar” në Las Vegas janë drejt fundit. Me anë të një njoftimi në Facebook, 50-vjecarja lajmëroi ndjekësit se shfaqja e fundit do të jetë me 8 qershor 2019.

“Kam ndjenja të përziera për shfaqjen e fundit. Las Vegasi është kthyer në shtëpinë time dhe performancat në Pallatin Cezar kanë qenë pjesë e madhe e jetës sime për dy dekadat e fundit. Ka qenë një eksperiencë e bukur dhe i jam mirënjohëse të gjithë fansave të mi që më kanë ndjekur gjatë këtyre 8 viteve. Cdo shfaqje që do bëjmë këtë vit do të jetë tepër e vecantë”, shkruajti Celina.

Ajo kishte munguar në muzikë që prej muajit mars pasi bëri një ndërhyrje në vesh. Celine bëri postimin për të treguar se është tepër e emocionuar që do të jetë sërish në skenë.

Performancat e fundit do të fillojnë me 20 tetor, ndërkohë që biletat kanë dalë në shitje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *