• |
ide | kryesore

Suedi/ Parlamenti rrëzon kryeministrin Lofven

Planet



Kryeministri i Suedisë, Stefan Lofven, u rrëzua me votë nga Parlamenti, pasi deputetët votuan pro mocionit të mosbesimit ndaj tij.

Lofven do të duhet të lërë postin, pasi partia ‘Demokratët Suedezë’ (SD), parti anti-emigracion, mbështeti mocionin e mosbesimit ndaj tij, vetëm pak javë pas zgjedhjeve të përgjithshme që prodhuan një Parlament të cunguar.

Lexo më tej nga Lapsi.al: 

Kush është Jimmie Akesson/ Ekstremisti i djathtë i fiksuar pas bixhozit që tronditi zgjedhjet në Suedi 

Në votimin dramatik, 204 deputetë votuan kundër Lofven, ndërsa 142 e mbështetën atë. Tani do të propozohet një udhëheqës i ri, një proces ky që do të kërkojë javë të tëra. Lofven pritet të qëndrojë kryeministër në detyrë derisa zëvendësuesi i tij të përcaktohet.

Lofven, kreu i socialdemokratëve të qendrës së majtë, erdhi në pushtet në vitin 2014. Aleanca e tij e qendrës së majtë fitoi 144 vende në zgjedhjet e këtij muaji, një më shumë sesa opozita e qendrës së djathtë.

Megjithatë, asnjë nga blloqet kryesore nuk ka ndër mend të qeverisë me nacionalistët demokratë, partia e tretë më e madhe në Parlamentin e ri. Por, detyra e kryeministrit mund t’i shkojë Ulf Kristersson, udhëheqës i të moderuarve.

Kryetari i ri i Parlamentit, Andreas Norlen është po ashtu pjesëtar i të moderuarve, i konfirmuar në pozicion të hënën, me mbështetjen e Demokratëve Suedezë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *