• |
ide | kryesore

Dëmtohet Higuain, Milan kundër Empolit pa argjentinasin

Sport



Problem i madh për Milan dhe teknikun Gattuso në vigjilje të transfertës me Empolin, që i sheh kuqezinjtë të jenë të detyruar të fitojnë, duke parë rezultatet e fundit në kampionat. Gonzalo Higuain ka pasur një problem muskular dhe nuk do të jetë gati për ndeshjen. Argjentinasi ka një problem të vjetër që është shfaqur sërish.

Tekniku në këtë pikë ka gati Patrick Cutrone, por që edhe ai sapo është kthyer nga një problem në kavilje gjatë impenjimeve me Under 21, e Fabio Borini. Situatë delikate për Milan, që Higuain e ka pikë referimi dhe nga ndeshja në ndeshje sulmuesi ishte shfaqur gjithnjë e më në qendër të dinamikave të aksioneve kuqezi.

Përvec qendrës së sulmit, Gattuso duhet të bëjë llogaritë edhe me prapavijën, që ende nuk po sheh në fushë Conti, e mbi të gjitha blerjen e rëndësishme të verës: Caldara deri tani ka luajtur vetëm një ndeshje me kuqezinjtë në Europa League kundër Dudelange, përfaqësim i bërë me luhatje e që nuk e ka ndihmuar të fitojë një fanellë titullari edhe në ndeshjen e nesërme me Empolin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *