• |
ide | kryesore

Champions League/ Merret vendimi, Ronaldo kthehet në Manchester

F1, Sport



Një ndeshje skualifikim: ky është verdikti i Uefa-s për Cristiano Ronaldo, i ndëshkuar me karton të kuq në ndeshjen e Champions League me Valencia. Portugezi do të mungojë kështu vetëm në ndeshjen Juventus-Young Boys (2 tetor), ndërsa do të jetë rregullisht në fushë për sfidën e dyfishtë me Manchester United. Në Mestalla CR7 e mori kartonin e kuq direkt nga arbitri Brych pas sinjalizimit të arbitrit pas portës Fritz për një tërheqje të lehtë të flokëve ndaj Murillo.

Asnjë befasi, vetëm një ndeshje skualifikim ashtu si besonte Juventus. Kartoni i kuq në Valencia të gjithëve i ishte dukur i ekzagjeruar. episodi mes Ronaldo e Murillo me shumë mundësi mund të mbyllej me një karton të verdhë. Por me kartonin e kuq ishte rreziku që komisioni i disiplinës Uefa të mund të aplikonte një skualifikim më të rëndë, deri në tre ndeshje, nëse episodi do të klasifikohej si “sjellje e dhunshme”.

Lajm i mirë për Juventus, që e priste këtë vendim. Bardhezinjtë nuk do të kenë Ronaldo në dispozicion për sfidën e 2 tetorit në Stadium kundër Young Boys, por CR7 do të jetë në fushë për ndeshjet decizive kundër Manchester United (23/10 në Old Trafford e 7/11 në Torino).



1 Comment

  1. Te gjithe thoshin se arbitri gaboi rende, se Ronaldo sberi asgje, por te gjithe u gabuat. Sic thashe ne shkrimin e meparshem ai e meritonte kartonin e kuq dhe kete denim. Nuk behet gol me b…. te shpuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *