• |
ide | kryesore

Marcia Cross mund kancerin

Paparazzi, Slider



Marcia Cross ka njoftuar nëpërmjet rrjeteve sociale se tashmë ajo ka dalë fitimtare kundrejt betejës me kancerin. Prej një kohe të gjatë ajo është shkëputur nga aktrimi dhe televizioni për shkak të trajtimeve intensive por njëkohësisht i ka mbajtur fansat të azhurnuar me rrugëtimin e saj të vështirë. Aktorja e “Shtëpiake të Dëshpëruara” ka postuar një foto në “Instagram” ku u shpreh se është shumë e lumtur që është gjallë dhe e shëruar ndërkohë që thekson se problemi që po has tani janë vetëm flokët e saj të rënë nga kimioterapia. 56-vjeçarja u ka kërkuar të gjithë ndjekësve të saj të ndajnë historinë e tyre të ngjashme dhe të mos kenë frikë apo ndrojtje të tregojnë se janë duke luftuar me sëmundje të ngjashme.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *