• |
ide | kryesore

Rrëfimi shokues i Xhisielës: Kam bërë dëshmi të rreme në polici…

Lajme, Të fundit

25-vjeçarja Xhisiela Maloku ka bërë një rrëfim shokues në një intervistë për gazetaren Eni Vasili në emisionin “Open”. Ajo thotë se dëshmia e publikuar nga ish-polici Emiljano Nuhu është e pavërtetë pasi ajo nuk e ka bërë atë rrëfim.


“Dëshmia që Emiljano Nuhu ka nxjerrë është ajo që ka nxjerrë Emiljano. Nuk është dëshmia e ime. Ajo që unë kam thënë është në prokurori. Në 19 korrik u takuam me kërkesë të Rrexhepit. Vetëm një shuplakë më ka dhënë” – tha Xhisiela.


Pyetjes nëse ajo është qëlluar me pistoletë, me grushta dhe është djegur me cigare, Xhisiela iu përgjigj: “Nuk është dëshmia ime. Disa gjëra i kam deklaruar nga xhelozia dhe nga inati. Kam bërë dëshmi të rreme. E kam bërë nga inati sepse Rrexhepi më kërkoi falje dhe shkoi me pushime me një tjetër”.

“Akt ekspertiza thotë se ka pasur dhune ndaj jush? Këtë nuk mund ta mohosh” –ndërhyri gazetarja.

“Nuk e di kush ma bëri ekspertizën. Po të shohësh në trupin tim janë akoma ato shenja. Është një aksident në makinë që kam bërë në Fier. Dhe ndaj i kam ato shenja në krah. Po shkonim në makinë në Patos dhe bëmë aksident. Djegiet me cigare i kam bërë vetë.

Edhe Rrexhepi i ka bërë vetë djegie me cigare në dorë. Sa herë ziheshim nga inati digjnim veten” – tha Xhisiela.

A i kanë bërë presion?

“Jo. Nuk kam pasur kërcënim. Nuk jam e kërcënuar. Nuk jam dhunuar. Vetëm për një inat e sipër është bërë gjithë ky shou mediatik. Nuk është e vërtetë që më ka dhunuar. Më ka qëlluar vetëm një herë me shpullë. E di që kam bërë kallëzim të rremë. Do të marr përsipër pasojat sepse janë përmendur emrat e shumë njerëzve të pafajshëm si babai i Rrexhepit” – tha Xhisiela. ©LAPSI.al

4 Comments

  1. hihihi ca telenovele qe u be kjo tani

    shif kur te dali Lulushi tani dhe do thote qe vajza nderroi versjon se i rrezikohet jeta e saj dhe familjes
    pasataj do dali Ramushi dhe do thote qe Lulushi paska genjyer se e verteta nuk qenka ashtu si pretendon Lulushi
    pastaj do dali Muli dhe do akuzoje…
    pasatj do dali Spiropali dhe do recitoje…

    e keshtu me rradhe.

    hihi

    U dhje nusja ne kale i thone andej nga anet tona.

  2. Ky idhjeri ne ,,,, thuaj cte duash,,, po a ke vjedhur ndonje cike, se mbetesh pa martuar, se pastaj te marto partia me kuadrot e saja ore veshe gune sypordhe. Po ti keshe ne sy, mendje, e vesh tere ngjarijen o shkemb ikurve___leshit, nje vajze qe i ndodh keshtu duhet e tere shoqeria ta mbroi, pavaresisht shitje, blerjeve tuaja se ju per politiken keni shitur gra e motra.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu