• |
ide | kryesore

Skena apokaliptike në Indonezi/ 844 viktima nga tërmeti dhe cunami, mijëra nën rrënoja 

F1, Planet



Autoritetet në Indonezi kanë nisur të bëjnë varrime masive për viktimat e tërmetit dhe cunamit që goditën qytetin Palu, ndërkohë që të afërm të të zhdukurve kërkonin çantat me trupat e pajetë për të dashurit e tyre.

Numri i të vdekurve nga fatkeqësia u rrit vetëm pak të hënën, në 844, për shkak të vështirësive në arritjen e zonave më të prekura nga tërmet. Mungesa e mjeteve për të nxjerrë kufomat nga rrënojat e bëri më të vështirë kërkimin. Pritet që në ditët në vijim, numri i viktimave të shkojë në disa mijë.

Në Poboya, në kodrat mbi Palun, vullnetarët hapën një varr masiv prej 100 metrash dhe filluan t’a mbushnin me qindra trupa që ishin future në çanta. U dhanë udhëzime për t’u përgatitur për të varrosur deri në 1,300 viktima për t’u varrosur.

Më shumë se 540 trupa u sollën nga një spital tek varri masiv.

Ëillem Rampangilei, kreu i agjencisë kombëtare të fatkeqësive, tha se varrimet masive “duhet të bëhen sa më shpejt që të jetë e mundur për shkaqe shëndetësore dhe fetare”.

Tërmeti me magnitudë 7.5 ballë goditi të premten, duke shkaktuar një cunami që e shqeu bregun në Palu, në ishullin e Sulauesi. Tërmeti goditi pak para se të fillonin lutjet e mbrëmjes, në vendin me shumicë myslimane. Në plazhin në Palu po zhvillohej gjithashtu një festival.

Jan Gelfand, kreu i zyrës së Kryqit të Kuq në Xhakarta, tha se ekipet e shpëtimit duhet të gjejnë “mënyra krijuese” për të arritur viktimat në zonat e largëta. Ishin dërguar 25 cisterna uji në zonën bregdetare, por ajo tha se kjo ishte shumë më pak nga ç’ishte e nevojshme.

“Ekipet tona morën 12 deri në 15 orë për të hyrë dhe kështu do të duhet kohë para se të kemi një panoramë të plotë të situatës”, tha Gelfand.

Zëdhënësi i agjencisë së fatkeqësisë, Sutopo Puruo Nugroho, tha se kushtet në lagjen Petobo të Palu ishin veçanërisht të këqija për shkak se tërmeti shkaktoi një fenomen të quajtur lëngëzim, kur toka e lirë dhe e mbushur me ujë afër sipërfaqes humbet forcën dhe bie, duke shkaktuar të gjitha strukturat e ndërtuara aty të rrëzohen. “Ka ende qindra viktima të varrosura në baltë,” u tha Sutopo gazetarëve të hënën.

Ekipet e shpëtimit luftuan gjithashtu për të arritur Balaroa, ku tërmeti shembi dhe fundosi pesë metra nën tokë një kompleks banimi ku jetonin plot 900 persona. Në mungesë të ekipeve të shpëtimit, banorët vendas duhet të tërheqin kufomat nga balta dhe një udhëheqës qytetar i fshatit, Rahmatsyah, tha se “90-100 njerëz janë konfirmuar të vdekur, bazuar në raportet e qytetarëve”.

Ai i tha MetroTV: “Vlerësohet se ka ende shumë më tepër viktima. Qindra dhe madje mijëra njerëz janë varrosur në mbeturina të cilat nuk mund t’i heqim.”

Ndër të bllokuarit në rrënojat e kompleksit ishte edhe 15-vjeçarja Nurul Istikharah. Shumica e trupit të saj ishte bllokuar në baltë dhe beton të thellë për 48 orë, me vetëm kokën e saj që dukej. Trupi i nënës së saj, Risni, e cila vdiq gjatë shembjes, ishte i bllokuar pranë saj.

Yusuf, babai i Nurul, është ulur pranë saj pasi që kur e gjeti të gjallë. Ai tha për faqen e internetit Tirto: “Gjithçka ndodhi shpejt. Toka u shemb në çast. Kam gjetur vajzën time është varrosur nën rrënojat dhe pellg”.

Të dielën në mbrëmje, administrata qendrore e Sulauesi shpalli gjendjen e jashtëzakonshme 14-ditore. Sutopo tha se kjo do të mundësonte që “qeveria rajonale dhe ajo kombëtare të mobilizojnë personelin, logjistikën, pajisjet dhe paratë për të përmbushur nevojat e zonës së prekur dhe njerëzve”.

Sutopo konfirmoi se nuk do të kishte energji elektrike në Palu dhe në qytetin e afërt të Donggalës për të paktën edhe tre ditë, ndërsa uji dhe karburantet po mbaronin. Kishte qasje të kufizuar në pajisje të rënda, kështu që kërkimi i njerëzve të bllokuar në rrënojat kryesisht ishte duke u kryer me dorë.

Të mbijetuarit e dëshpëruar, tani përballen me një natë të tretë duke fjetur jashtë ku edhe presin për karburant dhe ushqim. Ndodhën disa grabitje dyqanesh. Mijëra njerëz u mblodhën në aeroportin Palu në një përpjekje të dëshpëruar për të marrë një fluturim jashtë. “Nuk kemi ngrënë për tri ditë”, bërtiti një grua. “Ne vetëm duam të jemi të sigurt”.

Sri Puguh Budi Utami, shefi i burgjeve të Indonezisë, tha se 1.425 të burgosur janë arratisur nga burgjet të cilat janë dëmtuar në tërmet, duke përfshirë edhe ata nga qendra e paraburgimit në Donggala mori flakë dhe të gjithë 343 të burgosurit janë tani në arrati.

Presidenti i Indonezisë, Joko Uidodo, premtoi më shumë furnizime. “Ne do të dërgojmë sa më shumë ushqime të jetë e mundur me aeroplanin e Hercules, ka disa aeroplanë që mbajnë ushqime nga Xhakarta”, tha ai të hënën. “Ne gjithashtu presim që furnizimet e karburantit të hyjnë në Palu”.

The Guardian, përshtati në shqip ©LAPSI.AL 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *