• |
ide | kryesore

I riu pa patentë ‘hedh’ makinën në kanal, tre të plagosur

Lajme



Një makinë, drejtuesi i të cilës nuk kishte patentë, ka përfunduar në kanal.

Nga ky aksident, janë plagosur tre të rinj, njëri prej të cilëve më rëndë. Ngjarja ka ndodhur në Vlorë, në rrugën Sherisht – Vlorë.

Sipas njoftimit të Policisë Vendore, mësohet se N. B., 19 vjeç, banues në fshatin Mavrovë, Vlorë, duke drejtuar pa leje drejtimi, makinën tip “Benz”, ka humbur kontrollin dhe si pasojë, kanë rënë në kanal, duke mbetur vetë i dëmtuar në gjendje të rëndë si dhe dy pasagjerët, A. B., dhe G. D., 19 e 21 vjeç, banues në Mavrovë e Kotë, Vlorë, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *