• |
ide | kryesore

Zbardhet dosja e plotë/ Rexhep Rraja: S’e kam dhunuar Xhisielën, shenjat s’e di nga i ka marrë

Lajme, Të fundit



Në kërkesën e Prokurorisë së Krujës për caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg” në ngarkim të Rexhep Rrajës, djalit të deputetit të PS-së, Rrrahman Rraja, renditen të gjitha provat, faktet penale dhe dëshmitë që konfirmojnë dhunën e përndjekjen ndaj Xhisela Malolut.

Gazeta “Panorama” publikon dosjen e plotë të Prokurorisë, ku ndër të tjera pasqyrohet edhe dëshmia e të arrestuarit, 24-vjeçarit Rraja, dhënë në organin e akuzës një ditë para se të përfundonte në qeli. Ai ka mohuar gjithçka.

Madje, edhe pasi është njohur me aktin e ekspertimit mjeko-ligjor, ku përcaktoheshin shenjat e dhunës dhe djegies me cigare, Rexhep Rraja thotë se nuk ia ka shkaktuar ai, por mund t’i ketë marrë diku tjetër. Sa i përket një debati në rrugë, për të cilin Xhisela Maloku bashkë me të motrën kanë lajmëruar Policinë, ai shfajësohet duke thënë se vajzat po bënin manovra me makinë në rrugë, duke i rrezikuar jetën, por ai nuk i ka njohur.

Më pas ka debatuar në rrugë, pasi janë ndaluar makinat. Nga ana tjetër, Xhisela ka rrëfyer me detaje dhunën dhe kërcënimin në hotel “Boçi”, pamjet e kamerave të sigurisë së të cilit janë administruar si provë nga oficeri Emiljano Nuhu. “Nuk do të të vras, do të të plagos, dua të vuash, jo të vdesësh”, deklaron Xhisela t’i ketë thënë Rexhep Rraja pas një sms-je që i kishte dërguar shoqja e saj, nga i cili ka marrë shkas dhuna.

Më pas ajo thotë se ka dalë para nga hoteli dhe Rexhepi e ka përqafuar duke i kërkuar falje. Kjo provohet edhe nga pamjet filmike, ora e të cilave përkon me atë që deklaron e dëmtuara.

Rexhep Rraja

KËRKESA E PLOTË E PROKURORISË SË KRUJËS PËR ARRESTIMIN E REXHEP RRAJËS

Më datë 23.07.2018, nga ana e Komisariatit të Policisë Krujë janë përcjellë materialet hetimore në ngarkim të shtetasit Rexhep Rraja. Lidhur me këtë fakt, kjo Prokurori ka regjistruar procedimin penal në ngarkim të të hetuarit Rexhep Rraja për veprën penale të “Përndjekjes” parashikuar nga neni 121/a i K.Penal.

Nga aktet e administruara në procedimin penal rezulton se: Shtetasi Rexhep Rraja prej disa vitesh ka qenë në një raport dashurie me viktimën Xhisela Maloku. Palët janë njohur para shtatë vitesh në komunën Nikël të qytetit të Krujës dhe mes tyre ka pasur një raport intensiv lidhje dashurie.

Konkretisht, shtetasja Xhisela Maloku me banim në komunën Nikël të qytetit të Krujës, fillimisht më datën 21.07.2018, pranë Komisariatit Nr.3 të qytetit të Tiranës ka kallëzuar faktin se në mënyrë të përsëritur, në episode të përsëritura dhe prej një viti përndiqet nga ana e shtetasit Rexhep Rraja.

Më datën 21.07.2018, përpara oficerit të Policisë Gjyqësore në Stacionin e Fushë–Krujës, shtetasja Xhisela Maloku është shprehur se ka ardhur pranë këtyre ambienteve me qëllim që të tërheqë kallëzimin e bërë pranë Komisariatit Nr.3 Tiranë, pasi gjithçka është bërë për motive xhelozie.

Po më datë 21.07.2018, sikundër rezulton nga aktet e procedimit penal nr.371 të vitit 2018, në ngarkim të oficerit të Policisë Gjyqësore Gentian Çitozi është regjistruar procedimi penal për veprën penale të parashikuar nga neni 248 atë të “Shpërdorimit të detyrës” lidhur me veprimet e paligjshme dhe trajtimin preferencial në ngarkim të të hetuarit Rexhep Rraja.

Gjithashtu rezulton se faktet e referuara nga ana e oficerit të Policisë Gjyqësore janë referuar në mënyrë të cunguar me qëllim lehtësimin e pozitës procedurale të shtetasit Rexhep Rraja. E ripyetur lidhur faktin penal, më datë 23.07.2018 viktima Xhisela Maloku shprehet se në vazhdimësi përndiqet nga ana e shtetasit nën hetim Rexhep Rraja dhe se më datë 19.07.2018, pasi është telefonuar nga ana e të hetuarit në mënyrë konsistente dhe janë takuar në vendin e quajtur Hotel “Boçi”, me vendndodhje në rrugën e Rinasit, hotel në të cilin i hetuari ka kërcënuar me armë, i ka thyer telefonin vajzës.

xhisssSapo janë futur në dhomë, personi i hetuar ka filluar të ushtrojë dhunë duke e goditur me shkelma, i ka fikur cigaren në trup duke i thënë “trego ku do shkosh se do të të vras këtu”. Shkak për këtë është bërë një sms dërguar viktimës nga rrethi shoqëror i saj, konkretisht nga shtetasja Suela Z.. Këto kërcënime i hetuari i ka vazhduar për 15 minuta, duke i thënë viktimës “nuk do të të vras, do të të plagos. Dua të vuash e jo të vdesësh direkt…” Më datë 20.07.2018 viktima është paraqitur pranë Komisariatit Nr.3 të qytetit të Tiranës me qëllim paraqitjen e ankimit.

Po në datën 20.07.2018, viktima dhe i hetuari janë takuar me njëri-tjetrin dhe i hetuari i ka kërkuar të falur duke iu lutur. Viktima është shprehur në mënyrë eksplicite se: “M’u duk shumë i penduar dhe vendosa t’i jap një mundësi tjetër. Në një moment kur i thashë do shkoj në Polici, ai u frikësua dhe më kërkoi të mos e bëja diçka të tillë”.

Më pas, viktima më datë 23.07.2018 është paraqitur në Stacionin e Policisë Fushë-Krujë dhe brenda është hasur me të hetuarin. Madje, edhe brenda Komisariatit të Policisë në Stacionin e Fushë-Krujës, viktima parashtron faktin se “shtetasi Rexhep Rraja u orvat të më dhunonte”.

Sikundër shprehet viktima në vijim të deklarimeve të saj, oficeri i Policisë Gjyqësore Gentjan Çitozi ka shkruar gjëra, të cilat viktimës i janë servirur të mirëqena, me qëllim lehtësimin e pozitës procedurale të autorit të dyshuar.

Dhe lidhur me këtë paligjshmëri ka shprehur pakënaqësitë e saj në rrugë ligjore pranë SHÇBA Durrës. Me qëllim kryerjen e një hetimi të plotë, të paanshëm dhe objektiv, janë marrë të dhëna në dobi të hetimit nga viktima më datë 30.07.2018, ku ndër të tjera kjo e fundit shprehet se, … më datë 19.07.2018 është ushtruar dhunë ndaj saj në vendin e quajtur Hotel “Boçi”.

Pavarësisht se ka qëndruar në hotel, nuk ka kryer marrëdhënie seksuale me të hetuarin. “Më pas dola unë e para dhe ai erdhi më pas duke më përqafuar dhe duke më bërë lajka. Shqetësimet e mia ia kam shprehur edhe rrethit shoqëror. Në fillim të vitit 2018 kemi bërë një deklaratë pranë inspektorit të zonës së Fushë-Krujës se jam sqaruar me shtetasin Rexhep Rraja. Kjo gjë ka ardhur si pasojë e një kontradikte që kemi pasur”.

xhisiela-800x450Nga një hetim i thelluar, rezulton se në fashikullin hetimor, më datë 28.09.2018 është administruar një deklaratë pajtimi mes shtetaseve A. Maloku (motra e viktimës Xhisela Maloku) dhe shtetasit të hetuar Rexhep Rraja. Në deklarim shprehet se palët kanë parakaluar me mjetet e tyre dhe gjatë një manovre të gabuar të mjetit janë konfliktuar, por më pas çdo gjë është sqaruar. Kjo deklaratë rezulton të jetë në fillim të vitit 2017.

Gjithashtu, viktima shprehet se lidhur me dhunën e ushtruar nga ana e të hetuarit përpara muajit korrik të vitit 2018 nuk disponon foto apo nuk ka marrë ndihmë të kualifikuar ligjore. Gjithashtu, viktima është kanosur edhe nëpërmjet rrjetit social “Instagram” nga ana e të hetuarit me një adresë profili false më datë 22.07.2018. Komunikimet telefonike me të hetuarin i ka mbajtur nga numri i saj i telefonit 067 xxx, por i hetuari e ka telefonuar përherë me numra telefonikë anonimë.

Gjatë këqyrjes së këtij rrjeti social nuk është evidentuar një fakt i tillë dhe lidhur me sa më sipër, viktima shprehet se duke qenë se profili ishte anonim, çdo gjë shuhet automatikisht. Me qëllim verifikimin e pretendimeve të kallëzueses lidhur më dhunën e ushtruar përkundrejt personit të saj pranë ambienteve të Hotel “Boçi”, më datë 26.07.2018 janë marrë të dhëna në dobi të hetimit nga ana e punonjësit të recepsionit të këtij hoteli, i cili shprehet se nuk ka dijeni, pasi s’ka qenë në hotel deklaruesi.

Referuar procesverbalit të këqyrjeve të pamjeve filmike (marrë nga OPGJ Emiljano Nuhu) saktësohet se orari i pamjeve filmike përkon me orarin real. Nga këto pamje filmike shfaqet vetëm dalja nga ambientet e hotelit të viktimës dhe autorit të dyshuar, ku mbështet deklarimet e viktimës, sipas së cilës në fillim del viktima dhe më pas autori i dyshuar dhe shfaqet gjithashtu fakti se palët përqafohen me njeri-tjetrin (çka përligj dhe mbështet deklarimet e viktimës se ajo është mikluar nga ana e të dyshuarit me qëllim që të mos shkojë në organet ligjzbatuese).

Konkretisht, në kamera personat me interes për hetimin shfaqen gjatë orës 18:00 deri në orën 18:29:33 të datës 19.07.2018. Me qëllim përcaktimin e dëmtimeve në trupin e viktimës, më datën 27.09.2018 është administruar akti mjeko-ligjor sipas të cilit:

1. Në trupin e shtetases Xhisela Maloku u konstatua një dërmishtje në shpatullën e djathtë, dy dërmishtje në pjesën anësore të kofshës së djathtë, ekimoza në pulpën dhe kërcirin e këmbës së majtë me lokalizim dhe karakteristikat e përshkruar në akt.

2. Dërmishtja në shpatullën e djathtë dhe ekimozat e vërejtura në pulpën dhe kërcirin e majtë janë shkaktuar nga mjeti mprehës. Dy dërmishtjet e vërejtura në kofshën e djathtë janë shkaktuar nga veprimi i faktorëve termikë, siç mund të jetë edhe cigarja.

3. Dëmtimet e mësipërme hyjnë në kategorinë e dëmtimeve, të cilat sjellin për pasojë humbjen e aftësisë së përkohshme në punë në masën deri në nëntë ditë.

Është i vërtetë fakti se gjatë deklarimit të datës 23.07.2018, viktima referon faktin se cigarja në trupin e saj është shuar nga i hetuari në kofshën e djathtë, çka gjen unison edhe në aktin e ekspertimit mjeko-ligjor si më sipër.

Më qëllim vjeljen e të dhënave me interes për hetimin, është pyetur rrethi familjar dhe shoqëror i viktimës, ku shtetasja A. Maloku (motra e viktimës) shprehet ndër të tjera se, … motra e saj më të hetuarin janë lidhur qysh prej shtatë vitesh, por prej një viti çifti zihet dhe ripajtohet pas debateve të shumta mes tyre, por ndarja përfundimtare e tyre ka qenë në muajin korrik të vitit 2018.

Në po këtë muaj, motra e viktimës ka konstatuar shenjë dhune të lehta në trupin e Xhiselës. Konkretisht, në mënyrë eksplicite, deklaruesja shprehet se: “Them shenja të lehta, pasi as nëna e saj nuk i ka kuptuar këto shenja”. Motra i është shprehur se ishte konfliktuar me të dyshuarin, por faktin që ky i fundit ka ushtruar dhunë ndaj viktimës, motra e saj e ka marrë vesh vetëm në fund të muajit korrik, teksa ka shoqëruar motrën e saj për në Komisariatin e Krujës.

Gjithashtu, vetë motra i është shprehur se nuk është përdhunuar nga ana e të hetuarit, por më tepër nuk i konfidonte motrës së saj A. Maloku. Më anë të procesverbalit të datës 28.09.2018, V. Maloku (e ëma e viktimës) parashtron se: “Unë me vajzën nuk komunikojmë me njëratjetrën. Nga mediat mora vesh se ka një djalë. Nuk kam konstatuar asnjë shenjë dhune. Vajza nuk më ka shprehur asnjë shqetësimin”.

Kontakti shoqëror i viktimës, shtetasja Eriselda S.. Më datën 28.09.2018 tregon se Xhisela i ishte shprehur se është konfliktuar më Rexhepin, me të cilin prej kohësh kanë lidhje intime, por viktima nuk i është shprehur lidhur me dhunë të ushtruar. Shtetasja Suada Z., për të cilën viktima pretendon se qysh në krye të herës ka dijeni dhe e ka shoqëruar në ambientet e hotel “Boçi”, shprehet se Xhiselën e ka shoqëruar për në Komisariatin e Fushë-Krujës dhe ajo i ka treguar lidhur me mosmarrëveshjet që ka pasur me të dashurin e saj, të dyshuarin Rexhep Rraja, por nuk i është shprehur për asnjë episod dhune.

Ndodhur në kushtet kur mes thënieve të viktimës dhe deklarueses Suada Z. ka mospërputhje lidhur me dijeninë e episodit të dhunës ushtruar pranë ambienteve të Hotel “Boçi”, më datën 29.09.2018 janë ballafaquar thëniet mes shtetaseve Suada Z. dhe Xhisela Maloku. Referuar procesverbalit përkatës rezulton se viktima shprehet se: “Suada nuk ka dijeni për dhunën e ushtruar nga Rexhepi përkundrejt meje”.

Me qëllim kryerjen e një hetimi holistik dhe të gjithanshëm, më datën 29.09.2018 është ripyetur viktima, e cila shprehet se: “Unë jam njohur me shtetasin Rexhep Rraja në vitin 2012 dhe i kam prishur marrëdhëniet me të në vitin 2017. Kjo prishje e lidhjes ka qenë kërkesë e Rexhepit, fillimisht në muajin maj 2017. Prishja përfundimtare mes nesh ka qenë në muajin korrik 2018, kohë kur unë kam bërë kallëzim në Polici ndaj Rexhepit.

Përndjekja nga ana e shtetasit Rexhep Rraja përkundrejt meje ka filluar në muajin korrik 2017, duke më ndaluar në rrugë, duke më dalë përpara rruge dhe duke më telefonuar herë pas here me numër të fshehur, duke më detyruar që unë të qëndroja me të dhe me asnjë tjetër. Pavarësisht se unë i kam thënë që nuk doja të vazhdoja lidhjen me të, unë jam kthyer përsëri tek ai, edhe për shkak të frikës dhe për shkak të dëshirës sime. Sikundër e theksova më sipër, ndarja ime përfundimtare me të ka qenë në muajin korrik 2018.

Pas ndarjes përfundimtare, në muajin korrik 2018, nga ana e Rexhep Rrajës nuk kam pasur asnjë shqetësim. Ndërsa sikur e theksova më sipër, pas ndarjeve kalimtare, ai gjithmonë më dilte në rrugë dhe më detyronte të kthehesha me të. Lidhur me deklaratën e lëshuar nga shtetasi Rexhep Rraja, unë po njihem vetëm në këto momente. Nuk është e vërtetë që jemi ngatërruar për punë makinash, por e vërteta qëndron ndryshe. Mua më ka marrë në telefon Rexhepi dhe më ka pyetur se ku je, dhe unë i jam përgjigjur se jam në Qafështamë me motrën.

Nga telefonata që kisha me Rexhepin, ai filloi të më bërtiste në telefon dhe ai ka ardhur me makinën e tij tip “Audi A6”, me targa AA 666 PG, i cili na ka ndaluar në rrugë dhe u konfliktuam me fjalë. Motra ime u frikësua dhe ka thirrur Policinë në telefon, duke qenë se Rexhepi komunikonte me tone të larta dhe jemi shtyrë me njëri-tjetrin.

Policia erdhi dhe këtë deklaratë unë e kam nënshkruar me vullnetin tim të lirë, por nuk jam në dijeni të deklaratës së lëshuar nga Rexhep Rraja, me të cilën u njoha sot…. Shtetasi Rexhep Rraja është konsumues i cigares, konkretisht ai pi duhan ‘Malboro’ greke. Më datën 20.07.2018, shtetasi Rexhep Rraja më ka telefonuar nga numri i shtetasit Ramazan Rraja, që është 069xxx, dhe më ka thënë që të tërheq denoncimin. Dua të them që në këtë ditë, ai më është lutur nga telefoni që unë të tërhiqja denoncimin.

Shtetasi Rexhep Rraja më ka telefonuar me numër të fshehur. Kur unë kam bërë kallëzimin në Tiranë, jam telefonuar nga shtetasi Ramazan Rraja për ta takuar, por gjithashtu nga ky numër telefoni më ka telefonuar disa herë edhe Xheni. Dua të sqaroj se në rrjetin social ‘Istagram’ ekziston si opsion që personi që të shkruan, në rast se të bën ‘bllok’, biseda fshihet automatikisht. Gjithashtu, dua të shtoj se nuk kam pasur shqetësime në profilin tim ‘Facebook’ apo mesazhe të karakterit kërcënues. Pavarësisht mbrojtjes që më ka ofruar prokurorja e çështjes, nuk kam pranuar dhe nuk pranoj pasi nuk ndihem e kërcënuar dhe nuk kam nevojë për mbrojtje”.

Referuar aktit të ekspertimit teknik nr.10100, datë 26.09.2018, me qëllim evidentimin e sms-ve të shkruara apo në rrjete sociale me vlerë për hetimin, referohet se: Ekzaminimi i tij nuk mund të kryhet për shkak të programeve ekzistuese, të cilat nuk anashkalojnë kodin e sigurisë. Por, në këtë akt, konfirmohet fakti i pretenduar nga kallëzuesja se celulari është i dëmtuar. Më datën 29.09.2018 është këqyrur aparati telefonik, që e dëmtuara disponon pas muajit korrik të vitit 2018, prej së cilit nuk rezulton asgjë në interes të hetimit.

I pyetur lidhur me faktin penal, i hetuari është shprehur se gjithçka është produkt i një sajese të ish-së dashurës së tij, shtetases Xhisela Maloku, me qëllim që të hakmerret për lidhjen e saj të dashurisë. I ripyetur më datë 29.09.2018, i hetuari parashtron në mënyrë eksplicite se: “Deklaroj se nuk kam ushtruar aspak dhunë ndaj saj. Për sa i përket ditës që pretendon se unë e kam takuar, jemi takuar miqësisht dhe nuk kam pasur asnjë lloj marrëdhënie me të.

Gjithashtu, deklaroj se unë nuk mbaj armë zjarri dhe s’kam. Me shtetasen Xhisela Maloku jam njohur para disa vitesh, nuk e mbaj mend saktësisht, dhe para një viti e gjysmë i kam shkëputur marrëdhëniet me të. Lidhur me deklaratën e pajtimit të vitit 2017, po, është e vërtetë, pasi ishte një automjet që unë nuk e njihja, në rrugën e Qafështamës, e bënte manovrime në rrugë duke më rrezikuar mua jetën. Ngaqë nuk njoha automjetin, debatova nga automjeti në automjet dhe pashë që në timon ishte A. Maloku bashkë me të motrën, Xhisela Malokun.

Pasi vajzat kishin njoftuar Policinë lidhur me debatin për rrugën, aty erdhi Policia dhe pasi na shoqëroi, kemi nënshkruar këtë deklaratë. Nuk është e vërtetë që unë ta kem telefonuar me numra të tjerë telefoni, por kam biseduar me Xhiselën dhe me numra të tjerë të të afërmve të mi, pasi ajo merrte vetë dhe kërkonte që të dilja unë në telefon. Ndërsa më datë 21.07.2018, unë nuk e kam telefonuar shtetasen Xhisela. Pasi u njoha me aktin e ekspertimit mjeko-ligjor, dua të them se unë nuk kam lidhje fare me këto dëmtime dhe nuk di se ku mund t’i ketë marrë ato”.

Nga këqyrja e tabulateve telefonike, rezulton se më datën 19.07.2018 (ditën e ngjarjes), viktimën e mesazhon kontakti shoqëror i saj, Suada Z., në orën 05:54 dhe qelizat e viktimës shënojnë zonën që mbulon Rinasin. Kjo konfirmon pretendimet e viktimës që ka qenë në zonën e Rinasit dhe që shkak i dhunës së ushtruar nga ana e të hetuarit ka qenë sms i ardhur nga shoqja e saj, Suada. Por, viktima nuk ka kontakte telefonike me numrat e telefonit të të hetuarit. E pyetur lidhur me këtë fakt, ajo shprehet se i hetuari e ka marrë disa herë në telefon (krahas mënyrës anonime) dhe nëpërmjet numrit të telefonit në përdorim të shtetasit Ramazan Rraja (çka konfirmohet nga këqyrja e tabulateve telefonike).

Gjithashtu, më datën 29.09.2018, janë interceptuar bisedat e zhvilluara në ambientet e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë ndërmjet të hetuarit dhe viktimës dhe viktimës dhe shtetases Suada Zela. Rezulton e provuar se i hetuari Rrexhep Rraja, me të cilin ka pasur lidhje dashurore e dëmtuara / viktima Xhisela Maloku, me qëllim krijimin e gjendjes së frikës dhe ankthit, duke e detyruar të dëmtuarën që të mos i japi fund lidhjes së dashurisë që kanë pasur më parë, në mënyrë të përsëritur dhe sistematike, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj shtetases Xhisela Maloku (fakt, i cili konfirmohet nga akti i ekspertimit mjeko-ligjor dhe këqyrja fizike e shtetases së dëmtuar).

Për sa më sipër, është e nevojshme që ndaj shtetasit Rexhep Rraja të caktohet një masë sigurimi personal, duke qenë se ekziston rreziku që të prishë provat dhe rreziku i ikjes. Në nenin 228 të Kodit të Procedurës Penale përcaktohet se: “Askush nuk mund t’u nënshtrohet masave të sigurimit personal në qoftë se në ngarkim të tij nuk ekziston një dyshim i arsyeshëm, i bazuar në prova”. Mbështetur në këtë përcaktim ligjor arsyetojmë se, ndaj shtetasit Rexhep Rraja janë duke u zhvilluar hetime si autor i kryerjes së veprës penale të “Përndjekjes”, parashikuar nga neni 121/a/2 të K.Penal.

Ndaj shtetasit Rexhep Rraja ekziston dyshimi i arsyeshëm se ky shtetas është autori i kryerjes së veprës penale, për të cilën hetohet. Ky fakt mbështetet në aktet e administruara në fashikullin hetimor. Ndërsa, në pikën 2 të nenit 228 të Kodit të Procedurës Penale përcaktohet se: “Asnjë masë nuk mund të zbatohet kur ka shkaqe padënueshmërie ose të shuarjes së veprës penale”. Mbështetur në këtë përcaktim ligjor, deri në këtë moment nuk rezultojnë shkaqe padënueshmërie ose shuarje të veprës penale, për të cilën hetohet shtetasi Rexhep Rraja.

Në pikën 3, po të nenit 228 të Kodit të Procedurës Penale, përcaktohet se: “Masat e sigurimit personal vendosen: a) kur ekzistojnë shkaqe të rëndësishme që vënë në rrezik marrjen ose vërtetësinë e provës; b) kur i pandehuri është larguar ose ekziston rreziku që ai të largohet”. Mbështetur në këto përcaktime ligjore, është e nevojshme që ndaj këtij shtetasi të caktohet masa e sigurimit personal.

Në nenin 229 të Kodit të Procedurës Penale theksohet se: “1. Në caktimin e masave të sigurimit, Gjykata mban parasysh përshtatshmërinë e secilës prej tyre me shkallën e nevojave të sigurimit që duhen marrë në rastin konkret.

2. Çdo masë duhet të jetë në raport me rëndësinë e faktit dhe me sanksionin që parashikohet për veprën penale konkrete”. Ndërsa, në nenin 230 të Kodit të Procedurës Penale theksohet se: “1. Arresti në burg mund të vendoset vetëm kur çdo masë tjetër është e papërshtatshme për shkak të rrezikshmërisë së veçantë të veprës dhe të pandehurit”.

Mbështetur në këto dy përcaktime ligjore, arsyetojmë se vepra penale, për të cilën hetohet shtetasi Rexhep Rraja, parashikon si masë dënimi vetëm burgim. Për këto arsye, duke qenë se ekzistojnë kushtet dhe kriteret e përcaktuara në nenet 228, 229, 230, 232, pika 1, germa “dh” 244/1 të Kodit të Procedurës Penale, kërkojmë:

1. Caktimin e masës së sigurimit ‘Arrest në burg’, të parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj personit në hetim Rexhep Rraja, i biri i Rrahmanit dhe i Shkëndijes, i datëlindjes 19.04.1994, lindur dhe banues në fshatin Zezë, Njësia Administrative Nikël, Bashkia Krujë, kombësia shqiptare, shtetësia shqiptare, arsimi i mesëm, gjendja familjare beqar, nr. cel. 067xxx, i pa dënuar më parë, identifikuar me karte ID, i padënuar më parë si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale të ‘Përndjekjes’, parashikuar nga neni 121/a/2 të K. Penal

2. Ju paraqesim aktet hetimore që provojnë dyshimin e arsyeshëm:

• Vendim për regjistrimin e procedimit penal Nr. 372/ 2018

• Procesverbal i këqyrjes së shtetase Xhisela Maloku, (shoqëruar me fotografitë përkatëse)

• Akti i ekspertimit mjeko-ligjor, datë 27.09.2018.

• Procesverbali për marrjen e të dhënave nga personi që ka dijeni për veprën penale, shtetasja Xhisela Maloku, Suada Z., V. Maloku etj.

• Akti i ekspertimit teknik.

• Autorizimi për përgjim ambiental.

• Si dhe aktet e tjera bashkëngjitur kërkesës



5 Comments

  1. BESOJ SE SHENJAT I KA MARR NE KRYEMINISTRI KU RAMA KA NJE PSIKIATRI.ATY SHFRENOHEN E DIGJEN ME CIGARE DUKE BER ORGJI DEPUTETET ROSHI,BALLA,DOSHI,RRAJA,NDOK E FRROK,PRENGA E PJERDHIN NDREU, PAULIN STERK MUTI , ARTUR BUSHI ETJ.te me falni se harrova yllin shendrrites te rames ervin evis elvis enver pis ROSHIN,sajme qorrin ,sadri abazin,geron e fatmir xhafen si dheeee BABA TAKUUUUUUN.

  2. Keshtu,,,,dhekjo na u zgjidh. Liri per kriminelin. Fluturoi, fluturoi,,,,,,gomari,,,,,e asgjeetieter,,, ja deri ketu do e coi drejtesine, drejtesia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *