• |
ide | kryesore

Numrat e Dybala: argjentinasi jep spektakël, nën sytë e Ronaldos së pakënaqur

Sport



Ndeshja perfekte për Paulo Dybala: kundër Young Boys ka ardhur edhe tregolëshi në Champions League, e pikërisht nën sytë e Cristiano Ronaldos që e ka parë ndeshjen nga tribuna. Nuk ka qenë aspak i lumtur portugezi, që ka parë ti ikë një mundësi e artë për të shënuar gola të rëndësishëm në Champions, që do ti shërbenin për Topin e Artë. Kartoni i kuq aq i diskutuar, ndaj Valencias, ka bërë që CR7 tia lërë skenën Paolo Dybala.

Diplomatik numri 10 që e di mirë, se në vend të mirëkuptimit me Mandzukic (sa herë luan krah kroatit, Dybala është rezultativ), duhet të gjejë atë me Cristiano Ronaldon: “Sigurisht duhet të përmirësoj bashkëpunimin me Ronaldo, por mendoj se po punojmë shumë mirë. Pa Cristiano nuk është e lehtë, por duhet të mbetemi të përqednruar për të mos u varur vetëm nga Ronaldo”.

I lumtur argjentinasi që nuk e kishte filluar mirë sezonin: “Pankinat? Sigurisht kam dëshirë të luaj gjithnjë. Vitin e kaluar ishte e kundërta, e nis mirë me shumë gola e pastaj rashë. Këtë vit, përjashtimet më kanë bërë të punoj më shumë”.

STATISTIKAT

Paulo Dybala ka shënuar në të katër sezonet e Champions League që ka luajtur.

Në nëntë golat në totat në kompeticion, ato të shënuara kundër Young Boys e cojnë në katër numrin e golave në fazën e grupeve.

Dybala ka shënuar katër gola në tre ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet.

Juventini i fundit që kishte shënuar tre gola në Champions League në një ndeshje ishte Arturo Vidal në 2013 kundër Copenaghen.

Dybala është bërë juventini i katërt që shënon tregolësh në Champions League pas Filippo Inzaghi (x2), Alessandro Del Piero e Arturo Vidal.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *