• |
ide | kryesore

Ky është trupi i Kylie Jenner 7 muaj pas lindjes

Paparazzi, Slider



Më e vogla, por njëherësh edhe më e pasura e familjes Kardashian, di gjithmonë si të surprizojë fansat dhe adhuruesit e shumtë përmes postimesh apo ngjarjesh që lidhen direkt me të, me biznesin që drejton, me të bijën, etj.
Këtë herë, nuk bëhet fjalë për çështje milionash, por për atë që me siguri është gjenetike tek femrat e Kardashian-s. Super format fizike, që i kanë lënë të gjithë të habitur. Kështu, gjatë pushimeve të fundit që Kylie Jenner po kalon me të bijën dhe bashkëshortin, ajo është shfaqur me bikini në nuancë argjendi vetëm shtatë muaj pas lindjes së vajzës Stormi dhe gjithçka në linjat e saj trupore duket perfekte.
Me siguri, gjenet e arta janë futur në lojë tek ajo për ta rikthyer sa më parë në superformë fizike, pak muaj pasi u bë mami, por të mos harrojmë se Kylie ndjek edhe një dietë ushqimore të pasur dhe ushtrohet rregullisht në palestër. Të gjithë këto komponentë bashkë, vështirë se mund të japin tjetër rezultat ndryshe nga ky në foto!



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *