• |
ide | kryesore

A i rrezikohet mandati nga “Babale përgjimi”? Salianji: Unë po rrezikoj jetën!

Lajme, Të fundit



Gjykata e Krimeve të Rënda pritet të marrë në pyetje dy personat e vendosur nën akuzë nga prokuroria në lidhje me audiopërgjimin e publikuar nga PD për vëllain e Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Fredi Alizoti, i arrestuar që prej datës 6 tetor do të njoftohet për masën “arrest me burg” të vendosur ndaj tij nga gjykata. Para trupit gjykues do të dalë edhe gazetari Jetmir Olldashi, ndaj të cilit është vendosur masa “detyrim paraqitje” për akuzën e moskallëzimit të krimit.

Ndërkohë pas përgjigjes së ardhur nga laboratori anglez se përgjimi nuk është autentik dhe se biseda është e montuar, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka marrë në në pyetje si person që ka dijeni edhe deputetin demokrat Ervin Salianji.

Por a është në rrezik mandati i Salianjit dhe a është gati ai të hetohet, deputeti demokrat përgjigjet për Ora News.

Ervin Salianji: Unë jam gati për risqe fizike, jo kjo që është një banalitet për të cilin e kam marrë përsipër riskun. Edhe pse përsërit shprehjen “nuk keni parë gjë akoma”, demokrati nuk heziton të tregojë që përballja me këtë situatë mund t’i rrezikojë atij edhe jetën.

Ervin Salianji: E sigurt është që përballja me mafian nuk është e lehtë, sidomos kur mafia ka jo vetëm zë por ka përfaqësimin në nivelin më të lartë, te Kryeministri.

Albert Veliu aktualisht ndodhet i ndaluar nga policia e Kosovës, pasi kaloi në mënyrë të paligjshme kufirin pas publikimit të audiopërgjimit në Shqipëri.

Si pasojë e publikimit të rastit nga PD, shtetasi Agron Xhafaj paditi Albert Veliun për shpifje dhe më pas u largua duke u vetëdorëzuar në shtetin italian./ora news



7 Comments

  1. Ta futi luli e saliu o salianj,egoja dhe Grida te cuan ne rruge te gabuar ti I ri je bythe te forta ke do ta kalosh kete hall.te uroj jete te gjate se na duhesh.

  2. Trego te verteten tende dhe e shpeton jeten,po tregove te verteten e lulit nuk dihet cfare ndodh,raste ke Azemi,trebicka,olldashi.behu burre.

  3. Paskan marre zjarr keta zjarrevenesit e opinioneve, njerezit mete shplare ne koncept e mendim. Vertetesia e pergjimit do dale, mos u dhijasni orjepacake, servila rilindas, nuk po ju marr nje e nga nje, por me ato qe na thoni, e ofendoni,, e dini se si e tregoni vehten,,,,,,si te semure totale, qe prisni ngordhjen, s e ju nuk vdisni por ngordheni. Po jua heqin gjethet e mashtrimeve e komploteve faqezinjeve, e dalin e i bejne presion deputetit, se kujtojne do e nenshtrojne si ate vajzen e blere ne fush kruje. Hiqni mendjen, me babale, e te tjera ngjarje pa babale ,, ju jeni ne taven e krimit.

  4. Mos u merzitni i njejti -autik-ka shkruar dhe ketu komentet Keshtu e kane keta te partise tone ne sulm perpara .

  5. Shkoni ndihmoni salianjin se I ka punet keq,grupi zjarrit eshte gati pret vetem sinjal dhe pastaj saliu e shpall hero

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *