• |
ide | kryesore

Mbledhja e grupit të PD/ Salianji paralajmëron ngujim dhe grevë urie

Lajme, Të fundit



Diskutimet në mbledhjen e djeshme të grupit parlamentar të Partisë Demokratike janë zbardhur.

Ervin Salianji ka theksuar nevojën që në mbledhje të diskutohej në lidhje me deklaratat e ish zv.kryeminitrit Arben Ahmetaj, në lidhje me Inceneratorët.

Mbledhja:

Gazment Bardhi: Do të diskutojmë sot (dje) për seancën plenare dhe reformën zgjedhore. Duhet të dini se ne kemi qenë në gatishmëri të plotë për zgjidhje të situatës politike ku jemi, por përgjigja e mazhorancës është përjashtimi i deputeteve të opozitës. Nuk ka asnjë reflektim nga ata, edhe pse na kanë mohuar të drejtat tona kushtetuese, ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare si dhe kanë mohuar vullnetin e shumicës për përfaqësi në Komisionin e Reformës Zgjedhore. Të gjendur në këtë situatë ne duhet të vazhdojmë aksionin që kemi nisur.

Fatmir Mediu: Opozita duhet të bashkohet dhe ne kemi bërë propozim për Federatë.
Të jemi të qartë se çfarë qëllimi duhet të kemi me reformën zgjedhore. Duhet të biem diskutimet konkrete dhe të shqyrtohen tek grupi deputetëve. Si aleancë për Ndryshim kemi bërë propozimet tona, për listat e hapura, rikthimin e koalicioneve parazgjedhore dhe votën e emigrantëve.
Veprimin tonë opozitar duhet ta zhvillojmë në parlament dhe jashtë parlamentit, të bëjmë një analizë të aksionit opozitar në Parlament dhe mbi të gjitha të shkojmë të takohemi me njerëzit, ti dëgjojmë ata, të flasim për shtetin që i shërben atyre, kthimin e parlamentit në funksione kushtetuese.
Dhe veçanërisht të bashkëpunojmë me ndërkombëtarët.

Lindita Metaliaj: Ne duhet te bashkohemi jo vetëm këtu ne grup, por edhe ne baze. Kështu siç jemi nuk frymëzojmë, madje edhe njerëzit nuk janë optimiste kur e shohin situatën te tille. Prandaj te bashkuar mundemi te dalim edhe tek mbështetësit tanë, tek qytetaret, se ndryshe as njerëzit nuk na presin me.
Te ndahen grupet e punës dhe te fillojmë organizimin e strukturave ne baze, duhet ti rivalizojmë, ti motivojmë dhe te bëhemi te besueshëm .

Dashnor Sula: Juve e morët më qaf Berishën. Juve i thatë Berishës mos shko të paraqitet në SPAK. Ka të drejtë Lindita kur thotë që s’na besojnë më njerëzit.

Ervin Salianji: Me vjen keq t’iu them qe çdo diskutim deri tani flet për situatën mes nesh ndërkohe qe duhet ta nisim diskutimin e mbledhjes me deklaratat skandaloze te ish nr 2 të Ramës. Ai nuk është i penduar ne kuptimin ligjor sepse nuk i pranoi krimet e veta por ndërkohe si një prej pjesëtareve te bandës tregoi se si përdoret pushteti për te pasuruar disa, për te goditur disa te tjerë, se si oligarkët marrin toke det dhe ajër duke ngrenë qofte me KM!
Se si përdorin çdo institucion dhe drejtësinë për te eliminuar kush ju del nga vatha! Për këtë duhet reagim. Ne duhet te mblidhemi dhe mos dalim pa gjetur zgjidhje për bashkimin, ose t’ua them troç; nëse mendoni si t’ia hidhni njeri tjetrit për te fituar kohe e kemi gabim, demokratët kërkojnë bashkim dhe ndryshim me pas.
Sa i takon aksionit, ose duhet ta radikalizojmë në ngujim apo grevë urie, ose diversifikim.

Agron Gjekmarkaj: Epika dhe politika nuk janë e njëjta gjë edhe pse ne e përdorim shpesh te paren duke menduar se bëjmë te dytën. Para se te shkojmë te përshkallëzimi i cili nuk është qellim ne vetvete por realizimi i kërkesave tona duhet te krijojmë një mundësi komunikimi qe te kenë zë edhe ndërkombëtarët. Le ti riformulojmë kërkesat për komisione hetimore, si dhe atë për ribërje te ligjit për to ku ne te jemi pjese.
Pastaj nëse nuk ka asnjë reflektim ata qe kane deklaruar se janë te gatshëm te sakrifikojnë me akte sublime le ta bëjnë atë. Ne fund publikut i duhet shpjeguar drejtësia e përpjekjes, vullneti për ta bere atë. Ne optiken time do ishte mire qe brenda këtij segmenti te jemi dhe te flasim për amnistinë penale mos ta anashkalojmë. Mund te humbasësh ose se arrin atë po se paku merr dakordësinë e shoqërisë. Nuk jam votuar për gladiator, gjeja ka një limit pastaj Rama po e vazhdon axhenden e vet dhe duket sikur po i pëlqen axhenda jone

Dhurata Çupi: Une mendoj se na duhet një vendim i Grupit Parlamentar për te ripare qëndrimin qe kemi ne raport me Kuvendin. Ndërsa Rama ka nisur fushatën për 2025 ne vazhdojmë merremi me veten dhe me Kuvendin. Na duhet te gjejmë një zgjidhje. Sa i takon Amnistie Penale, na duhet një vendim nëse do e votojmë apo jo, pasi prej saj përfitojnë protestues të Pd-së.



14 Comments

  1. Bravo Salianji,
    Une them madje qe t’a cosh pershkallezimin e luftes dhe me larg, e t’e besh nje harakiri mu ne mes ta parlamentit – ose te rrugica e Lirise (gruas se Sales).

    Ky do te ishte nje kontribut madhor per kauzen opozitare,
    Se do ta pastronte nga nje koqe me shume !

    Perpara Salianji,
    Drejt Fitoreve te reja

    1. Ahh ku i rreh cekani salijanit.
      Ka hall i shkreti. Po pret vendimin e prer te gjykates.
      Per ceshtjen babale.
      Rrezikon mos te jet me deputet.
      Ka arritur ta shtyj deri tani.
      Por po mbarojn afatet.
      Di te bej gje tjeter ai?
      Pa deputetllik, as per coban se mer njeri.

    2. Ose,
      Nqs Salianji nuk do te sakrifikohet i gjithi, mund te prese dhe vetem loqet ne shesh te burrave !

      Efekti do te jete i njejti

  2. bravo Salinjani.ky eshte kufom qe ecen e kudo qe te ishte, ky sekt satanik do te kishte rene.ne keto 11vite,ky sekt ka punuar cdo seconde,kunder popullit.dhe jo te largohen,por ti nenshtrohen drejtesise per cdo ndyresi qe kane bere.Gjadri duhet te behet nje superburg per shushunjat e ps.

    1. Ai do rrezoj pushtetin.
      Ti i thua pilives.
      Ka nje grusht ai…
      Po kur ngre hurin, e behet gati te qelloj. Te dhjefsha herkulin.
      E njohin mire demokratet.
      E pan ne 8 janar 2022.
      Me hu ne dore. Ai e perballoj ter rrethimin. E ndihmoj pak dhe Gazepi.
      Flini rehat o demokrat.
      Jeni ne duar te sigurta.

  3. Ju burrat kurva te rilindjes se Hajdutllekut e pesofshi neper familjet tuaja kte qe po peson Populli duke mos pasur kushte te mira ekonomike per te jetuar me pensione te vogla me asistence 3 mije leke e pa pune dhe qe keni shkruajtur kundra te djathteve ju qifshin grate e motrat Afrikanet se kte po kerkoni duke mbrojtur Kriminelet ,Hajdutet,Vrasesit,e Sektit Mavi qe po Qeverisin Shqiperine.

    1. O ti Z. “Qytetar”.
      Kjo qeveri, mire apo ke. Ka mare votat e qytetarve dhe fshatarve te ketij vendi.
      Dua un, apo nuk do ti. Te pelqen ty, apo nuk me pelqen mua. Kjo nuk ka pik rendesie.
      Mos na hap barkun, duke qar per hallet e popullit. Se ne asnje vend te botes, nuk eshte parajs.
      Do isha me ty. Nese kjo qeveri do e bente me keq se ajo qe ka qen.
      Po joooooo. Mut ka qen, e mute eshte dhe sot.
      Keshtu qe te lutem shume. Boll qave per ne. Se e dalloj vet momentin kur eshte per te qare e per te qeshur.
      E vetmja pjes qe kam qesh nga ato qe ke shkruar.
      Eshte pjesa qe thua, shkruani kunder te djathtes.
      Hahahahahah akoma qesh.
      Cila e djatht, o QORRËËË?
      I djatht eshte i persekutuari. I internuari. Ai qe ka 70 vjet qe bertet per lirirt e veta dhe te tjerve.
      Jo sali komunisti. ME TESTER PARTIE.
      Qe nje nat te bukur e zuri gjumi si komunist i betuar. Dhe kur u zgjua u be demokrat i flakt.
      Shumica e shqiptareve ateher ne vitet 90 ishin te etur per liri e demokraci. Dhe nuk e kuptonin. Qe po te bertisje me fort nga te gjith, nuk te bente demokrat. Po thjesht te bente me shume pushtetar.
      E pra ky bertiste me fort nga te gjith. Me fort edhe se te persekutuarit edhe se ata qe kishin ber nga 30 vjet burg.
      Bertiste ky qe nuk kishte pare nje dite te zeze nga regjimi. Perkundrazi vetem dite te bardha.
      Aq sa po cuditeshin ata qe kishin shkuar jeten neper burgje. E po pyesnin njeri tjeterin. Ore kush eshte ky???? Ne cilin burge ka qen????????

      Vrije mendjen o “qytetar”. Dhe mendo me mendjen tende. Jo me ca ke degjuar. Bej analiz e mos u rrembe nga deshirat.

      1. FSHATAR.
        KE THEN NJE TE VERTET TE DHIMBSHME.
        BILES UN DO SHTOJA.
        KU JAN THEMELUESIT E PD.
        VETEM KAQ MJAFTON. QE TE MENDOSH, SE NE DUART E KUJT ESHTE AJO PARTI.

      2. hu hu hu muterit e rikurverise ne mbrojtje te te pambrojteses.ik o barkthare ha ndonje sufllaq te qelbur e kap lopaten ose lopen.

  4. djathta sot në Shqipëri ndahet në Berishiste dhe jo Berishiste, e cila përfaqësohet nga Lulzim Basha. Të gjithë të tjerët nuk vlejnë asgje politikisht. Prandaj u duhet të rreshtohen pro njërit ose tjetrit. Të vetmit që kanë treguar se kanë elektorat brenda elektoratit të djathtë. Prandaj bashkimi i disa deputetëve nuk mund të konsiderohet bashkimi i të djathtës, për sa kohë nuk bashkohet elektorati.Deklarata me zgjuar e ket berishti te vogen,jam dakort te futeni ne greve urie se i gjithe devolli do jete me ty o saliHanj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *