• |
ide | kryesore

Haradinaj: Lëvizja e lirë në Serbi nuk është e garantuar

Lajme



Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj deklaroi se lëvizja e lirë në shtetin serb nuk është e garantuar.

Duke iu referuar rastit të dy shqiptarëve në Novi Sad të cilët u masakruan se folën shqip, Haradinaj ka thënë se akti i dhunës është larg vlerave europiane.

Postimi i plotë: 

I pashembullt akti i rrahjes brutale të dy të rinjve shqiptarë në Novi Sad. Sulmi mbi dy udhëtarë shqiptarë dëshmon se lëvizja e lirë në shtetin serb nuk është e garantuar dhe çdo akt dhune është larg vlerave europiane. Derisa Çlirim Maloku po lufton për jetë, nga lëndimet e marra, një shtet që negocion për anëtarësim në BE duhet të ndërmerr veprime të shpejta për ta zbardhur rastin. Dy të rinjve shqiptarë u uroj shërim sa më të shpejt, ndërsa sulmuesit të sillen para drejtësisë dhe të marrin ndëshkimin meritor.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *