• |
ide | kryesore

Jennifer Lopez ka një mesazh para publikimit të filmit të saj (FOTO)

Paparazzi, Slider



Jennifer Lopez pati një verë të zënë, ku përgjatë disa javëve dha 15 shfaqje muzikore në Las Vegas dhe pushtoi faqet e mediave rozë me performancat dhe enrgjinë e saj. Tani që këtij angazhimi muzikor i erdhi fundi, ajo na ka njohur të gjithëve me projektin e radhës, i cili është një film me emrin “Second Act”.

Me anë të një postimi në Instagram, JLo ka ndarë me ndjekësit e saj pikërisht pjesë të trailerit të filmit dhe përbri tij shkruan një mesazh shumë të rëndësishëm:“Shumë gjëra janë duke ndodhur në botë tani. Kam kuptuar që e vetmja gjë që mund të kontrollojmë është ajo që bëjmë! Ajo që je! Ti mund të bësh ndryshimin! Kujtoni që jeni të fortë, të fuqishëm, ju nuk keni limite.” – shkruan Lopez.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *