• |
ide | kryesore

Refuzoi të çonte në burg Martinajn, shkarkohet drejtori i Policisë së Burgjeve

Lajme, Të fundit



Shkarkohet drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Burgjeve Enrik Sulejmani. Vendimi mor pasi refuzoi të transferojë Ervis Martinaj nga spitali privat ku ai ishte shtruar që prej 4 tetorit kur ndodhi përplasja me armë në Bllok.

Eshte kryer kallëzim penal dhe për punonjësit e spitalit privat që penguan transferimin e Martinajt në spitalin e burgut.

Pas refuzimit të tentativës së parë, vetë Ervis Martinaj ka pranuar të trensferohet në spitalin e burgut. Mësohet se transferimi në spitalin e burgut është bërë gjatë natës.

Forcat e rendit kërkuan transferimin në qeli pas vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda për të lënë në fuqi kërkesën e prokurorisë për ta lënë në burg atë dhe të plagosurin tjetër, Eljon Hate i cili ndodhet në gjendje më të rëndë në spitalin e Traumës.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *