• |
ide | kryesore

Uzuni, marka e Superiores që duhet të bëjë të reflektojë Panuccin

Sport



Myrto Uzuni ishte nga të paktët lojtarë që bënë diferencën në miqësoren e përfaqësueses në Elbasan Arena kundër Jordanisë. Sulmuesi beratas tregoi dëshirë, karakter, agresivitet dhe mbi të gjithë teknikë fine për të cilën kuqezinjtë kanë shumë nevojë.

Lojtari e ka fituar vërtetë ftesën në kombëtare pas transferimit në Kroaci tek Lokomotiva e Zagrbit, por aty ka luajtur vetëm 5 ndeshje, ndaj nëse Uzuni fitoi komplimentat e teknikut të kombëtares Christian Panucci në kaq pak kohë nuk i referohet faktit se është përmirësuar në një kampionat më të fortë se ai shqiptar.

“Uzunin e kam thërritur, pasi e kam parë që ka luajtur dhe ka bërë mirë tek Lokomotiva e Zagrebit. Jam shumë i lumtur për këtë lojtar, sepse ka kualitet si akush tjetër në këtë grup” deklaronte Panucci në konferencën për shtyp përpara ndeshjes.

Por Uzuni nuk u bë me pesë ndeshje një lojtar më i mirë. 23 vjecari është tregues i qartë se ky kualitet, që teknikut të kombëtares i paska munguar në skuadër, gjendet në Superiore. Deri në fund të qershorit Uzuni luante për Lacin, duke treguar vlerat edhe në Europa League përballë Anorthosis.

Kështu, Panucci duhet ti hedhë sytë më mirë rrotull tij, sepse përvec Uzunit ka edhe lojtarë të tjerë që mund të jenë të përshtatshëm për fanellën e përfaqësueses, sidomos në një ndeshje si ajo me Jordaninë, italiani mund ti kishte bërë një test edhe lojtarëve të tjerë të spikatur të kampionatit si Mala, dy gola në dy ndeshjet e fundit, Trashi e Asani Partizanin, Batha i Flamurtarit apo edhe Bregu i Skenderbeut.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *