• |
ide | kryesore

Kung-Fu, pse ky art marcial ndikon në botën shpirtërore

Stil



Kung-Fu nuk është vetëm një art marcial, por edhe një filozofi jete, pasi është një praktikë që ndihmon të punosh me veten, duke nisur nga analiza e ndjesive personale. Dhe mbi të gjitha, sipas ekspertëve, ndihmon në krijimin e një distance vetëmbrojtëse në betejat emocionale të përditshmërisë.

Sipas konferencierit dhe business coach Bernhard Moestl, kush nuk arrin të kontrollojë emocionet, atëherë ka humbur luftën para se të kuptojë arsyen e saj. Ai ka kaluar një vit me monakët në Kinë, një eksperiencë që i ka shërbyer në mësime jete. Motivimin e ka gjetur gjatë bashkëjetesës në vendin e Lindjes së largët, dhe eksperti thotë se një ndër emocionet më shqëtësuese dhe të padëshiruara të shoqërisë sonë frenetike është zemërimi, shkruan Klan Plus.

Dhe sipas Moestl, arti i luftimit sot është shumë aktual, por më tepër ai i mendjes sesa ai fizik. Dhe në këtë plan, shtron edhe artin antik të Kung Fu-së, që sipas eksperiencës së jetuar në Kinë, i jep një tjetër dimension dhe rëndësi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *