• |
ide | kryesore

Çudia/ Klauzola e Messi: në 2020 mund të iki me kosto zero nga Barcelona

F1, Sport



Lionel Messi është parë gjithnjë si lojtari më i paprekshëm i merkatos së futbollit. Por, sepse ka gjithnjë një por, në 2020 argjentinasi mund të largohet nga Barcellona me kosto zero. Lajmin e ka zbuluar e përditshmja katalanase Mundo Deportivo që sqaron se në kontratën e kampionit argjentinas me blaugrana ekziston një klauzolë që i lejon të largohet nga klubi gratis në rast se kërkon të luajë “në një klub jo të elitës”.

Një diciturë e paqartë, që do ti lejonte Leos të ndryshonte fanellë pa u dashur të paguhet klauzola aktuale e zgjidhjes së kontratës prej 700 milionë euro, një vit para skadencës së rinovimit të panumërt, që u firmos dicka më pak se 12 muaj më parë me katalanasit.

Ndoshta edhe për këtë, presidenti Bartomeu ka ndërmend – sipas Mundo Deportivo – të formulojë një kontratë të re me numrin 10, për ta cuar skadencën në 2022, me opsionin për rinovimin edhe për një tjetër vit, duke e lidhur kështu përjetë Messi me Barcelonën. Për të evituar ndoshta edhe një rast të ngjashëm me atë që ndodhi me Ronaldo tek Real Madrid.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *