• |
ide | kryesore

Partizani në ankth për Alban Hoxhën: kapiteni rrezikon Skënderbeun

Sport



Alban Hoxha është i dëmtuari i fundit në kampin kuqezi. Portieri i Partizanit nuk ka udhëtuar më skuadrën kombëtare drejt Izraelit, për shkak të problemeve fizike të shfaqura pas seancës së fundit stërvitore.

Kapiteni i të kuqve ka qendruar në kryeqytet dhe menjëherë i është nënshtruar kontrolleve, për të kuptuar shkallën e dëmtimit. Kryeqytetasit kanë një kalendar në favor vërtetë, me tre ndeshje radhazi në shtëpi, por sfida me Skënderbeun është për të mos u humbur.

Hoxha është një nga pikat më të forta të kryesuesve të kampionatit, që vetëm nesër do të mësojnë kohët që i duhen portierit të tyre për tu rikthyer në fushë. Gega shpreson që ta ketë në dispozicion portierin të paktën për sfidën me Skënderbeun, skuadra e vetme që ka fituar dhe ka shënuar gol përballë Partizanit.

Pas dëmtimit të Hoxhës, trajneri i ekipit kombëtar Christian Panucci ka thërritur menjëherë portierin e ekipit kombëtar U-21, Elhan Kastrati. Por kjo situatë ka vënë në lëvizje edhe Alban Bushin, sepse me Selmanin të dëmtuar dhe me Kastratin të marrë nga Panuçi, kuqezinjtë e rinj kanë rikthyer në skuadër Alen Sherrin e Vllaznisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *