• |
ide | kryesore

Shkatërrohet rrjeti greko-shqiptar i kokainës, pjesë e bandës dhe dy policë

Lajme, Të fundit



Policia greke shkatërron një organizatë kriminale greko-shqiptare që merrej me shitjen e lëndëve narkotike.

Pjesë e rrjetit mësohet se janë dhe dy policë. Gjithëse janë arrestuar 9 persona, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim mes tyre një shqiptar.

Banda ishte e vendosur në Athinë, por edhe në zonat e Trikalas dhe Grevena.

Ata tregtonin drogë në Attica dhe në Greqinë veriore.

Burime policore bëjnë me dije se në rrjet janë të përfshirë një oficer i sigurisë që shërben në Athinë dhe një oficer policie nga rajoni i Grevenas.

Banda qarkullonte sasi të kokainës dhe substancave të tjera narkotike dhe përbëhej nga grekë dhe shqiptarë.

Informacionet paraprake tregojnë se oficerët e policisë luajtën një rol qendror në organizatë.
Gjatë operacionit në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar lëndë narkotike dhe armë.

Policia mësohet se i mbante nën vëzhgim prej disa muajsh.Të arrestuarit pritet të paraqiten në zyrën e prokurorit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *