• |
ide | kryesore

Scarlett Johanson, e para aktore që do paguhet sa kolegët meshkuj

Paparazzi, Slider



“Black Widow” ose “Vejusha e Zezë” pritet të ketë filmin e saj të parë vitin që vjen dhe kjo është një fitore e madhe jo vetëm për atë si personazh i “Marvel” dhe “Avengers” por dhe për aktoren që e luan. Scarlett Johansson do të fitojë nga filmi aq sa kanë fituar dhe kolegët e saj meshkuj për rolet e superheronjëve. Po, ajo do të paguhet për “Black Widow” njësoj siç është paguar Chris Evans për “Captian America” dhe Chris Hemsoërth për “Thor” duke arritur kështu atë që asnjë aktore tjetër nuk e ka pasur mundësi ta arrijë më parë.

Barazia gjinore për sa i përket fitimeve në Hollywood ka qenë dhe është një çeshtje delikate. Sipas “The Hollywood Reporter” Johansson do të marrë rreth 15 milionë dollarë për projektin e ri kinematografik duke u barazuar me yjet e tjerë të botës së fantazisë “Marvel”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *