• |
ide | kryesore

Incidenti në Bruksel, Manjani-opozitës: Gabuat që shkuat me Ballën, ndajeni mendjen

Lajme, Të fundit
ylli-manjani4-e1447704620416_2.jpg



Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka kritikuar praninë e opozitës dje ne Bruksel, duke e quajtur gabim paraqitjen atje si “opozitë” e Taulant Ballës.

Manjani shkruan se o kjo është qeveri e krimit dhe nuk takohesh me të ose takohesh me të pavarësisht me akuzat dhe kauza e krimit nuk ekziston.

Opozita bën gabim që shkon në Bruksel si “opozitë” e Taulantit!!! Për aq kohë sa (me të drejtë) nuk kuvendon me Taulantët këtu në Shqipëri, nuk mund të shkojë të ankohet në Buksel. Ska llogjikë! Ça mesazhi po japim?! Në Shqipëri nuk bashkëpunojmë me krimin, por në Bruksel takohemi me të, qoftë dhe për t’u ankuar?! Gabim dhe i rëndë madje! Le të shkojë vetë Taulanti atje! Vendet bosh të opozitës flasin më shumë sesa ankesat! Ndarja e mendjes është ajo që pret shumica dërrmuese që nuk është me qeverinë e Taulantit! O Kjo qeveri është krimi dhe nuk takohemi me të, ose takohemi pavarësisht akuzave dhe kauza e krimit nuk ekziston…! Ndajeni mendjen!” – shkruan Manjani.



5 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *