• |
ide | kryesore

Tek tifozët e Juventus po bëhet problem… Ronaldo

Sport



Jo vetëm biletat e Stadium, në limite të të papranueshmes, tifozët bardhezinj tani duhet të bëjnë llogaritë me cmimin e shtrenjtë të biletave edhe në ndeshjet në transfertë.

Rasti i fundit që po nervozon e jo pak tifozët e Juventus lidhet me cmimet e biletave për ndeshjen në San Siro kundër Milan, në program në nëntor. Për një vend në sektorin e miqve, unaza e tretë e Meazza, flitet për 75 euro, jo ekzaktësisht një shifër që përballohet nga të gjithë, edhe pse është në një linjë me atrë që tifozët bardhezinj duhet të paguajnë për daljet jashtë Torinos. Në këtë rast fajtor është Cristiano Ronaldo. Ardhja e portugezit ka sjellë një reagim zinxhir, që për momentin tifozët e Juventus po e ndjejnë në pagesat e biletave.

Vetëm se këtë herë shtrenjtësia e biletave mund të sjellë një dezertim të një numri të konsiderueshëm tifozësh të Juventus: klubet e tifozëve bardhezinj po mendojnë të heqin dorë nga transferta në Milano si hap i parë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *