• |
ide | kryesore

Trump tallet me aktoren që çoi në shtrat: “Ajo fytyrëkali…”

Lajme, Të fundit

“Horseface” apo “fytyrëkali” është shprehja që Presidenti amerikan Donald Trump përdori të martën për të përshkruar Stormy Daniels, aktoren e filmave pornografike.

Ajo dyshohet se ka pasur një marrëdhënie seksuale me zotin Trump në vitin 2006, disa muaj pasi zonja e parë Melania Trump lindi djalin e tyre.

Zoti Trump, i cili e ka mohuar në mënyrë të përsëritur akuzën, e nënçmoi aktoren në një postim në Twitter, një ditë pasi një gjykatës federal hodhi poshtë padinë për shpifje të zonjës Daniels ndaj tij. Zoti Trump shkruante gjithashtu se atij “i njihej e drejta e mbulimit të të gjitha shpenzimeve ligjore” dhe shtonte se “mund t’i ndjekë ligjërisht si “Horseface-in” ashtu edhe avokatin e saj të kategorisë së tretë”.

Në një përgjigje drejtuar presidentit në Twitter avokati i Stormy Daniels, Michael Avenatti, shkruante: “dhjetëra miliona amerikane janë të lodhura nga sulmet e tua ndaj grave, sidomos ato me të cilat ke pasur marrëdhënie seksuale ndërsa tradhtoje bashkëshortet e tua”.

Komentet përçmuese të zotit Trump për zonjën Daniels janë një tjetër shembull i një stili gjuhe që tradicionalisht nuk është përdorur nga presidentët amerikanë.

Zonja Daniels e paditi zotin Trump në muajin prill, pasi një komenti të tij se skica e një burri që ajo thotë se e kishte kërcënuar në vitin 2011 në mënyrë që të mbyllte gojën për marrëdhënien e dyshuar të saj me zotin Trump, ishte “vepër e një mashtruesi”.

Në vendimin e së hënës gjykatësi S. James Otero tha se zoti Trump bëri një “deklaratë të hiperbolizuar” ndaj një kundërshtari politik dhe sipas tij komenti i tij mbrohej nga Amendamenti i Parë i kushtetutës amerikane.

“Nëse kjo gjykatë do të pengonte z. Trump të kryente “këtë retorikë të hiperbolizuar” ndaj një kundërshtari politik, kjo do të frenonte ndjeshëm zyrën e presidentit”, thuhej në vendimin e gjyqtarit.

Zoti Avenatti tha se do ta apelonte vendimin dhe shprehu besimin në një vendimmarrje ndryshe pas kësaj. Menjëherë pas vendimit avokati i zotit Trump, Charles Harder tha se kjo ishte “fitore e plotë” për presidentin.

Vendimi i gjyqtarit i jep të drejtë zotit Trump që shpenzimet për avokatët e tij t’i marrë nga zonja Daniels, emri i vërtetë i së cilës është Stephanie Clifford. Ish-avokati i zotit Trump, Michael Cohen, i pagoi zonjës Daniels 130 mijë dollarë në këmbim të heshtjes së saj lidhur me marrëdhënien e dyshuar me zotin Trump, ditë përpara zgjedhjeve të vitit 2016. /VoA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu